BallinaOP EDNa zhgënjyet! Mirë që nuk na mbështetët në 32 vite, por as...

Na zhgënjyet! Mirë që nuk na mbështetët në 32 vite, por as për hapjen e dosjeve të sigurimit nuk votuat! Turp!

spot_img

Nga Zabit Hysa
Në Parlamentin e Shqipërisë të enjten vonë deputetët e zgjedhur nga vota jonë të dy krahëve të politikës votuan hapjen totale e dosjeve si një detyrim moral ndaj shoqërisë e veçanërisht ndaj të gjithë shtresës së ish të përndjekurve, të cilët që nga krijimi i Partisë Demokratike, kanë qënë shtylla kryesore e mbështetjes. Që në krye të herës dua të mendoj që veç propozimit të deputetëve të PD dhe punë së shkëlqyer të tyre për votimin e këtij ligji do ketë qenë dhe presioni i aleatëve, e veçanërisht SHBA që të votonin PRO dhe pasardhësit e PPSH.
Shqiptarët dinë shumë për të zezat e Sigurimit të Shtetit, shumë e kanë vuajtur mbi kurriz, e të tjerë kanë dëgjuar veçanërisht pas rënies së komunizmit, dëshmi të cilat të rrënqethin mishin për mizoritë që kryheshin ndaj të pafajshmëve, vetëm e vetëm sepse nuk pajtoheshin me regjimin diktatorial.
Më rënien e komunizmit dhe kthimit të pluralizmit, e pikërisht themelimit të PD, partisë së parë antikomuniste shpresat për dekomunistizimin dhe despiunizimin ishin të mëdha.
Shqiptarët, veçanërisht ish të persekutuarit politikë shpresonin që mizoria komuniste të ndëshkohej dhe së bashku me të dhe ata që kishin kryer krime dhe masakra. E për këtë nuk nevojitej thjesht retorika siç ka ndodhur deri më sot, por dhe emra të caktuar të regjimit deri në nivele të larta të mos bënin biznes dhe turizëm në demokraci, por të kalbeshin burgjeve dhe paguanin për mëkatet e tyre. E kjo nuk ndodhi!. Siç duket lidershpi i ardhur në krye të PD me fjalinë: “Bashkëfajtor dhe bashkëvuajtës” i aministoi ata!”, ndërsa ne prisnim më kot. Pra, ata jo vetëm nuk u ndëshkuan, por dhe u privilegjuan në pluralizëm dhe më e keqja këto privilegje i gëzonin dhe kur në pushtet ishte Partia Demokratike së cilës antikomunistët dhe veçanërisht ne ish të përndjekurit politikë si shtyllë e mbështetjes së saj dhe thes votash nëse mund ta quajmë kështu, i dhamë gjithçka dhe nuk gjetëm mbështetjen e duhur, nuk na u dha mundësia të përformojmë dhe tregojmë se çfarë mund të kontribuojmë!
PD dhe Sali Berisha bënë shumë pak ose asgjë në ndëshkimin e mizorive komuniste dhe bishës së saj që kryente mizori siç ishte Sigurimi i Shtetit. Shtresës të ish përsekuturëve nuk iu është dhënë akoma as lëmosha financiare e cila iu premtua! Kur them që nuk është bërë asgjë në këtë drejtim më duhet të kujtoj dhe detaje minimale për të vërtetuar se realisht nuk ka pasur dëshirë apo përkushtim të dekomunistizohej shoqëria duke shtruar një pyetje: Si ka mundësi që dhe emrat e shkollave dhe rrugëve të mbushur me emra dëshmorësh të rremë apo atentatorë të vënë në komunizëm asnjë nuk u ndërrua edhe kur PD kishte pushtet lokal dhe qendror. Me keq akoma edhe lënia e datës komuniste 29 nëntor si festë zyrtare (pavarësisht se nuk e festohej) ishte tradhëti ndaj shqiptarëve dhe nacionalistëve të vërtet të këtij vendit.  E kur kjo nuk kishte ndodhur deri më sot, u desh që fal iniciativës së grupit parlamentar të PD, presionit ndërkombëtar që mazhoranca e majtë ta pranonte votimin e ligjit për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit!. Që këtë gjë nuk e bëri PD  ishte një turp, edhe më turp është që u votua ligji nën qëverisjene PS, turp e më turp është që një pjesë e e deputetëve të grupit parlamentar të PD e sidomos Sali Berisha nuk ishin në sallë për të votuar këtë ligj. E siç pretendon Berisha dhe grupi i tij se ky ligj nuk do të jetë funksional apo ishte për gjueti shtrigash, ta thoshte aty në foltoren e Parlamentit, por ama ta votonte. Megjithë rezervat që mund të këtë Sali Berisha ish presidenti dh e ish kryeministri i dalë me votat tona, duhej që politikisht të votonte PRO ligjit të hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit dhe ishte punë e tij që ta kritikonte nen për nen e të vazhdonte çdo ditë ta bënte këtë gjë duke iu bërë të ditur shqiptarëve dhe veçanërisht ish të përndjekrurve se ky ligj ishte i pazbatueshëm. Për PD dhe Sali Berishën ne shtresa e ish të persekuturëve kemi qenë shtylla dhe morali i asaj force politike tek shqiptarët dhe ndërkombëtarët dhe kur mendon që nuk u mbështetëm, por ama as një ligj nuk u votua, ndjejmë zhgënjim të thellë. Ata që nuk votuan duhet të kenë turp!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular