Sipas një hulumtimi, dëgjimi është shqisa e fundit të cilën e dëgjojnë njerëzit në momentin e vdekjes. Shkencëtarët kanë zbuluar që truri vazhdon të regjistrojë tingujt, madje edhe nëse trupi pacientit më nuk reagon.
Kjo në fakt shpjegon pse mjekët e departamentit paliativ shpesh u thonë familjarëve të pacientëve në momentin e vdekjes që të flasin me ta, t’u thonë diçka të këndshme, t’i ngushëllojnë, t’ua largojnë frikën nga vdekja.
Studimi, i publikuar në “Scientific Reports”, ka zbuluar që truri i pacientit i cili është në momentin e vdekjes ende vazhdon të regjistrojë aktivitetin si përgjigje ndaj tingujve
Hulumtuesit kanë ndjekur aktivitetin e trurit te 17 pacientë të shëndetshëm dhe te 13 të cilët kanë qenë të vendosur në hospis, por te tetë prej tyre është vërejtur reagimi ndaj tingullit, ndërsa pesë të tjerë fare nuk kanë dhënë shenja të aktivitetit të trurit.
Secilit pacient i janë lëshuar dy lloje këngësh me pesë nota, ku në njërin rast vetëm përsëriteshin nota identike dhe në rastin tjetër kishte ndryshime në tone ose modele të ndryshme.
Nga pacientit e shëndetshëm të cilët kanë treguar reagime është kërkuar të numërojnë numrin e këngëve në të cilat ato modele kanë ndryshuar.
Shkencëtarët kanë zbuluar se modelet e aktivitetit të trurit të atyre që nuk përgjigjeshin ishin të ngjashme me ato të pacientëve të shëndetshëm, duke sugjeruar që njerëzit ende dëgjojnë në momentin e vdekjes.
“Ne kemi paraqitur prova që të paktën disa pacientë që vdesin në mënyrë aktive, kur nuk janë në gjendje t’i përgjigjen stimujve verbalë nga familja ose punonjësit e kujdesit shëndetësor, megjithatë duket se dëgjojnë dhe bëjnë përgjigje nervore ndaj sekuencave të stimujve të thjeshtë dëgjimor. Kjo është në përputhje me propozimin që dëgjimi është një nga shqisat e fundit që humbet funksionin kur një person vdes dhe i jep njëfarë besimi këshillës që të dashurit duhet të vazhdojnë të flasin me të dashurit e tyre që po vdesin për aq kohë sa të jetë e mundur”, thuhet në studim.