BallinaAktualitetA do të ketë njohje reciproke? DASH paralajmëron marrëveshje finale Kosovë-Serbi në...

A do të ketë njohje reciproke? DASH paralajmëron marrëveshje finale Kosovë-Serbi në ditët në vijim

spot_img
spot_img

Ditët në vijim pritet të ketë një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi.

Lajmin e konfirmon Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili deklaroi se e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje finale që mund të arrihet “ditët në vijim”.

Përmes zëdhënësit të Departamentit, Ned Price, DASH tha se SHBA-të përkrahim Bashkimin Europian si ndërmjetësues të dialogut dhe se kanë qenë në krah të Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje finale.

“E mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është arsyeja pse i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe në Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor”, tha Price, duke theksuar se sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe konstruktiv për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon”, tha mes të tjerash Price.

Kujtojmë se mes Kosovës e Serbisë janë firmosur disa marrëveshje të rëndësishme, ku një prej tyre ishte ajo e ndërmjetësuar në Uashington nga ish-presidenti Donald Trump, por ende nuk është arritur njohja e Kosovës nga Serbia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular