BallinaAktualitetKërkesat e qytetarëve, Lefter Gështenja: Me disa kolegë propozuam 7 ndryshime në...

Kërkesat e qytetarëve, Lefter Gështenja: Me disa kolegë propozuam 7 ndryshime në Kodin Rrugor

spot_img
spot_img
Nga Lefter Geshtenja
Nisur nga kërkesat e qytetarëve, bashkë me disa kolegë të tjerë, kam propozuar në Kuvend ndryshimin e Kodit Rrugor për të lehtësuar dhe ndihmuar qytetarët shqiptarë.
Propozimet u vijnë në ndihmë qytetarëve dhe lehtësojnë qarkullimin, përmes disa praktikave më të mira nga ato që po aplikohen sot, te cilat jo vetëm nuk kanë ndihmuar por përkundrazi, kanë rënduar qytetarët.

Konkretisht, propozimet sjellin ndryshim në:
✅️Garantimin e parkimit falas për banorët rezidentë në qytete, ku në asnjë rast, njësia vendore të mos përdorë çdo hapësirë për parking me pagesë. Kjo do të gatantojë rritjen e parkimeve për banorët rezidentë.
❌️Të hiqen postoblloqet e policisë në akset kombëtare ku si praktikë rezulton se ndalojnë qytetarët pa arsye. Vendosja e tyre të jetë vetëm në raste të veçanta, siç është praktika e BE
✅️Ulja me dyfish e masës maksimale të gjobës, referuar edhe të ardhurave mesatare të qytetarëve. Gjoba të mos jetë më shumë se 100 mijë lekë nga 200 mijë që është sot dhe po ashtu të shkojë në 10 ditë afati i pagesës.
✅️Rritja e shpejtësisë maksimale nga 110 në 120km/ore sipas standardeve europiane në rrugët me siguri.
❌️Heqjen e detyrimit për të nënshkruar një kontratë shit-blerje noteriale, në rastet e kalimit të pronësisë së mjetit kur kjo mund të realizohet pranë Drejtorisë përkatëse të Shërbimit të Transportit Rrugor. Kjo masë lehtëson xhepin e qytetarëve.
✅️Për personat deri në moshën 55 vjec, leja e drejtimit të lëshohet pa afat.
✅️Shtetasit shqiptarë që marrin një lejedrejtimi të huaj, të mos iu hiqet leja e drejtimit shqiptare, pasi është e një e drejtë e fituar sipas ligjit, që ata mund të vazhdojnë ta mbajnë pavarësisht se jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar.
Këto ndryshime dhe disa përmirësime të tjera do sjellin një ndryshim thelbësor në qarkullimin rrugor. Këto propozime janë konsultuar me ekspertë dhe ka pasur si synim lehtësimin e jetës së qytetarëve. Uroj që maxhoranca të reflektojë dhe të realizojmë këto ndryshime ligjore me rendësi për shqiptarët!
May be an image of 1 person and sitting
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular