BallinaKryesoreBerisha non-grata/ Escobar: Nuk ishte një vendim politik, e morëm për shkak...

Berisha non-grata/ Escobar: Nuk ishte një vendim politik, e morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm! Ja thirrja për institucionet shqiptare

spot_img

I deleguari i Posacëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka cilësuar një vendim institucional shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, vendimi i marrë nga DASH ka ardhur si pasojë e korrupsionit që ajo ka konstatuar. Një thirrje, Escobar e ka për autoritetet shqiptare që bazuar në shpalljen non-grata, të veprojnë.

Escobar: Vendimi për ta përcaktuar (non-grata) ishte një vendim institucional dhe jo politik. E morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. I bëj thirrje institucioneve në Shqipëri që t’i marrin në konsideratë këto. Ne kemi partnerë të mirë në PD. Unë do u bëja thirrje mbështetësve që të mendohen për figurën që duan të bëjnë nëse vendosin të kenë një person të përcaktuar (non-grata) në krye të tyre.

Escobar mbrojti dhe punën e ambasadores amerikane Yuri Kim në Shqipëri. Ai u shpreh se të gjitha qëndrimet që mban ambasadorja, janë institucionale të DASH.

Escobar: Ajo që bën ambasadorja jonë është përfituese për Shqipërinë. Çdo ghjë që bën është në bashkëpunim me DASH. Janë qëndrime institucionale. Çështjet e krimit te organizuar kanë prekur rajonin, jo vetëm Shqipërinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular