BallinaAktualitetVdekja e Lear Kurtit, Komisioneri kundër torturës tek Avokati i Popullit: Nuk...

Vdekja e Lear Kurtit, Komisioneri kundër torturës tek Avokati i Popullit: Nuk na janë dhënë filmimet, policia ka kryer shkelje

TIRANË – Vdekja e mistershme e Lear Kurtit, ka tronditur opinionin publik. Kur kanë kaluar disa ditë nga vdekja e 32-vjeçarit, ende ka pikëpyetje rreth shkaqeve që çuan në këtë fatalitet.

Ahmet Preçi, Komisioner i Mekanizimit për parandalimin e torturës, trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues, Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur se institucioni që ai përfaqëson nuk i ka marrë pamjet filmike të kësaj ngjarje të rëndë edhe pse ligji e parashikon që duhet të kryhet brenda 5 ditësh.

“Kemi hartuar të gjitha dokumentacionet përkatëse për të patur një panorama të ngjarjes. Kemi përfunduar intervistimet. Çfarë veprimesh kanë kryer policët që dokumentohen për shkresa. Kamerat nuk janë vënë akoma në dispozicion. Afat ligjor janë 5 ditë. Kemi kërkuar AMP dhe policisë së shtetit. Dhe policia nuk është angazhuar për shkak se është e përfshirë. Po negociojmë me prokurorin. Kamerat duhet të jenë tek Prokurori. Ne e kemi çuar kërkesën. AMP ia vë në dispozicion Prokurorit dhe një kopje na e jep edhe ne.” tha Preçi.

“Policët kanë kryer shkelje. Në këtë rast policët duke se kanë kryer shkelje” ka theksuari ai.

Por ikja me vrap a është kundërshtim i policisë?

“Nëse kundërshton policinë. Edhe arsyeja e ikjes duhet sqaruar. Pas kapjes personit i lind e drejta për të marrë vesh të drejtat. Punonjësi i policisë është përgjegjës për shëndetin e tij.” tha Preçi.

“Nuk e kam parë vetë trupit. I besoj ekspertizës mjekoligjore” ka përfundrua Preçi.

Ndërkohë Eugen Beci është shprehur se prokuroria ka nisur një hetim në dy drejtime për veprime arbitrare dhe për mos dhënie të ndihmës.

“Në rastin konkret po hetohet për kryerje veprimesh arbitrare dhe mos dhënies së ndihmës. Prokuroria po përcakton shkak pasojën dhe analizë për veprimet e policisë. Pjesa e parë,, pavarësisht se si ka vepruar policia, nëpërmjet ekspetiemve ne do arrimë në faktin se pse ka ardhur pasoja. Qartëson opinion publik dhe veprën penale……. “Deklarata për shtyp ishte e nxituar”” tha Prenci

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular