BallinaAktualitet“Edhe Ramën e mund!”, Mziu “sfidon”: I gatshëm të lë mandatin e...

“Edhe Ramën e mund!”, Mziu “sfidon”: I gatshëm të lë mandatin e deputetit dhe të garoj për Bashkinë e…

Ndërsa zgjedhjet po afrojnë, partitë politike në vend kanë filluar fushatën e “ethshme” elektorale. Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është shprehur gjatë një interviste televizive se është i penduar që nuk janë futur në zgjedhjet lokale në vitin 2019 sepse ia kanë lënë të gjitha bashkitë kryeministrit Rama.

Ai tha për “Ora News” se nëse nuk ka një kandidat që garanton fitoren e Bashkisë së Kamzës, ai vetë do të heqë dorë nga mandati i deputetit për të garuar në zgjedhjet e ardhshme vendore, e duke garantuar fitore.

“Pengu im në këto 32 vite ka qenë viti 2019 sepse gjithë ato kryetarë bashkie që kanë fituar në 2015 kanë qenë vërtetë heronj, dhe që ta lesh mandatin sikurse e lamë në 2019 ishte skandaloze. Mbase duhet ta kishim vazhduar sepse qytetet tashmë nuk do të ishin në dorë të Ramës. Unë jam i fokusuar në qarkun e Dibrës sepse është ndër qarqet më të diskriminuara nga Rilindja të vendit.

Do të mundohem të jap maksimumin tim. Unë jam një ndër themeluesit e qytetit të Kamzës, nëse vërtetë nuk do të ketë një kandidat që garanton fitoren e opozitës, unë do të lë mandatin e deputetit për ta mbajtur Kamzën në kampin blu. Garantoj fitoren edhe përballë Ramës”, u shpreh Xhelal Mziu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular