BallinaPolitikeSulmi ndaj Agron Shehajt/Flamur Hoxha: Sipërmarrja - motori i ekonomisë, e fundit...

Sulmi ndaj Agron Shehajt/Flamur Hoxha: Sipërmarrja – motori i ekonomisë, e fundit që i intereson qeverisë!

Nga Flamur Hoxha
Sipërmarrja – motori i ekonomisë, e fundit që i intereson qeverisë!
Jam e do jem gjithmonë në mbështeje të iniciativës sipërmarrëse dhe bizneseve që punësojnë, prodhojnë dhe eksportojnë prej dekadash në vendin tonë që qeveriset me dy standarte, në vendin me më pak mbështetje për sipërmarrjen e taksa më te larta në rajon, në vendin e fundit konkurues në rajon.
Qeveria jonë që menjëherë gjen zgjidhje me ligj për shkelësit e ligjit, për pallate e kate pa leje në mes të Tiranës, në rastin e një sipërmarrje korrekte ku punësohen qindra të rinj e bllokon atë, pa pyetur për dëmin që u shkakton biznesit me parnerë nderkombetare e të rinjve që duan të jetojnë në Shqipëri pa emigruar!
Shteti duhet të jete i pari që mbron, ndihmon dhe mbështet motorin e ekonomise, biznesin!
Sipërmarrësi Agron Shehaj ndaj të cilit qeveria po bën raprezalje ka hapur vende pune dhe shteti nuk duhet të sillet si shtet i huaj me të, duhet të sillet si mik me bizneset që punësojnë por duket që kjo qeveri ka miq vetëm biznesmenët e saj.
Të gjithë sipërmarrësit sot janë Agron Shehaj, nëse nuk u ka trokitur në derë sot dhuna e verbër e qeverisë, u troket nesër.
Shkruaj këtë radhë për të shprehur solidaritetin tim me sipermarrësin Agron Shehaj , unë apeloj që qeveria të jetë me komunikuese, jo e njëanshme dhe duhet të japë sa më shpejt një zgjidhje!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular