BallinaAktualitetERE vendosi fashën 800 kwh/ A do të rritet apo jo çmimi...

ERE vendosi fashën 800 kwh/ A do të rritet apo jo çmimi i energjisë elektrike nga nëntori? Reagon qeveria

Zv.kryeministrjas Belinda Balluku ka reaguar pas vendimit të ERE për të aplikuar fashën 800 kwh në muajin nëntor dhe dhjetor. Nga një takim me qytetarë nga Dibra, Balluku tha se aplikimin e fashës e vendos qeveria.

“E kemi thene dhe perseritur pavaresisht disinformimit. Para pak doli çmimi i ri i ERE dhe thonë u vendos rritja e çmimit të energjisë.

ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Keshtu qe si ndodhi ne shtator dhe ne tetor jemi duke pritur te dhenat sa i perket kosnsumit i cili ka ndryshuar, eshte ulur.

Shqiptaret jane sensibilizuar e kane konsumuar 5% e pak se ne tetorin e vitit te kaluar. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në zonën e kaskadës së Drinit. Kjo do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fashën 800. Fasha 800 nuk eshte rritje cmimi, por eshte perfundimi i mburojes per te gjithe shqiptaret. Ne mbulojme 1 milione e 90 mije abonente familjare me nje mburoje sociale energjitike qe ka nisur nga muaji shtator i 2021.

Nentori do jete muaji i 14 qe qeveria kompenson cdo abonent familjare. Energjia nuk ka ndryshuar eshte 9.5 leke ashtu si dhe kur megavat ore shitej me 32 leke, nderkohe qe sot shitet mesatarisht me 390 euro, apo arrijne deri ne 1040 euro. Por ne do ta vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin.

Por askush nga qytearët nuk e ka ndjerë krizën se qeveria i ka mbrojtur fasha 800 ka të bëjë vetëm me ata konsumatorëe që kanë konsum më të lartë.

Mbi 800 kwh janë ata familje që duan një pishinë, jo kondicionerin tradicionalë ndaj qeveria nuk mund të mbrojë konsumin e luksit.

Megjithatë ERE sot ka nxjerrë një cmim nëse fasha do vendoset gjatë nëntorit, por nëse fasha do vendoset ne do analizojmë bazuar në konsumin e përgjithshëm, bazuar në fuqinë prodhuese të kaskadës së Drinit, e në cmimet e tregut të importit”, tha Balluku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular