Deputeti i PD-së Gazment Bardhi është paraqitur paraditen e të premtes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Mësohet se Bardhi është thirrur nga SPAK në cilësinë e tij si kallëzues i aferës së inceneratorëve në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë
Burimet thanë se Bardhi është thirrur nga prokurorët për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.
Pas dëshmisë, pritet që Bardhi të flasë për median në lidhje me deklaratat e tij.