Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Sigurisë, teksa është shoqëruar me pakënaqësi dhe debate të shumta nga ana e prezencës së opozitës.
Bëhet me dije nga burime për mediat se prezent në këtë komision ka qenë kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Ardi Veliu.
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar të shtyhet mbledhja, pasi sipas tij i pranishëm është një vrasës, referuar Veliut.
Ndër të tjera në fjalën e tij Salianji bëri thirrje që Veliu të dalë para drejtësisë, ndërsa kryetari i Komisionit, Nasip Naço bëri thirrje për qetësi dhe më pas i dha fjalën Veliut.
Pas kësaj opozita braktisi mbledhjen dhe Salianji dhe Flamur Noka u larguan nga salla, duke bërë thirrje që Ardi Veliu të përgjigjet për vdekjen e Lear Kurtit.