Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka folur mbi protestën e 12 nëntorit.
Ai u shpreh se kryeministri duhet të qëndrojë në zyrë e të përballet me protestën, si Berisha më 21 janar.
Paloka u shpreh si bindur se 12 nëntori do të jetë protesta më e madhe e organizuar në Shqipëri vitet e fundi.
“Kërkesa nga qytetarët, anëtarët e PD e opozitarët ka qenë e vazhdueshme. Protesta ka pasur në vijimësi, por është një protestë e madhe që e organizon opozita. Do jetë më e madhe se ajo e korrikut,. Kur shqiptarët u mblodhën në 7 korrik në pik të vapës e të pushimeve, nuk diskutoj pjesëmarrjen në 12 nëntor. Do jetë protesta më e madhe e bërë në Shqipëri këto vite pavarësisht pengesave që do nxjerrë qeveri
Ka diskutime ide se si duhet të vijohet me protestat, se një protestë nuk i jep fund gjithçkaje, kjo duhet të ikë nga mendjet e njerëzve. Të ishte kështu e kishim bërë me kohë. Duhet vullneti i organizatorëve të jetë i palëkundur për qëllimin e ku do shkojë protesta, apo protestat. Kemi hyrë ne primare e para kemi zgjedhjet lokale. nuk kemi dyshime që ndryshimi vjen me votë. Duhet të krijojmë kushtet si opozitë që shqiptarët të votojnë lirisht e grevat e protestat janë ato që do përdorim për të arritur tek vota e lirë. Që Rama të llogarisë pasojat, që nuk do të jenë më si ato që ka përballur deri tani, deklarata boshe që kanë mbetur vetëm aty. Ram ka një të mirë që sa herë ka protesta largohet. Blindon dyert me hekura, e di ai çfarë frike ka, por përderisa e ka frikën duhet të ketë edhe një arsye.
Problem nuk është hyrja në Kryeministri, duam të heqim qeverinë jo ca karrige e as të prishim pikturat e Ramës. Të rrijë në zyrë si burrë e të shohë si e pa Berisha më 21 janar”, tha ai.