BallinaKryesoreBujar Leskaj: 2013- 2021, mbi 4 miliardë euro investimet e humbura në...

Bujar Leskaj: 2013- 2021, mbi 4 miliardë euro investimet e humbura në arsim!

spot_img
spot_img
Nga Bujar Leskaj
2013- 2021, mbi 4 miliardë euro investimet e humbura në arsim!
Emigrimi masiv, sidomos i të rinjve shqiptarë është rikthyer në përmasa alarmante.
Kjo shpjegohet nga teoria e fituesit të çmimit “Nobel” në ekonomi në vitin 2001, George Akerlof, i cili thotë se sa më shumë njerëz largohen nga një vend, aq më pak tërheqës bëhet ai vend për të tjerët që të qëndrojnë.
Kur emigrojnë qytetarët e një vendi, si pasojë edhe e politikave shkombëtarizuese, dëmi është kolosal, jo vetëm në ekonomi, jo vetëm në mungesën e fuqisë punëtore, jo vetëm në sistemin pothuajse në prag falimenti të sistemit të pensioneve dhe në katatrofën demografike, por edhe në sektorin arsimor!
Sipas përllogaritjeve të Institutit “Aspen” në SHBA, të cilave u referohet Instat, kostot e edukimit arsimor për një person me shkollë të mesme në Shqipëri, (pra për 12 vjet), janë 18.283 euro.
Në varësi të nivelit të arsimimit, pra përfshirë edhe shkollën e lartë, masterin dhe doktoraturat, shoqëria investon në edukimin e individëve deri në njëzet vite.
Me një përllogaritje të thjeshtë, Shqipërisë i kanë humbur mbi 4 miliardë euro investime në arsim, nëse supozojmë se 228 mijë persona që kanë ikur vitet e fundit dhe janë shkolluar në këtë dekadë, kanë qenë të gjithë me shkollë të mesme.
P.sh.: për përgatitjen e një të riut nga cikli fillor e deri në marrjen e doktoraturës, sistemi publik në Shqipëri harxhon deri në 32 mijë euro.
Me emigrimin e të rinjve të arsimuar, investimet përkthehen në humbje për Shqipërinë ose, e thënë me pak fjalë, bëhen investime në vendet pritëse të emigrantëve, të cilat përfitojnë njerëz të arsimuar pa shpenzuar para; investime, të cilat nuk kthehen mbrapsht.
Pasojat po duken tashmë dhe do të jenë alarmante në dekadën e ardhshme.
Përpara kësaj emergjence kombëtare, përpara kësaj hemoragjike të trurit, të cilën PD ka vite që e denoncon, politikëbërësit e kësaj mazhorance, e cila si në çdo fushë tjetër të jetës është peng i korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë, duhet të alarmohen, të gjejnë urgjentisht zgjidhje afatgjata për të mirën e Shqipërisë!
Sot është detyrë e opozitës që jo vetëm të denoncojë me forcë, por edhe të japë alternativa.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular