BallinaPolitikePrimaret/Asllan Dogjani do të garoj për Bashkinë e Kamzës

Primaret/Asllan Dogjani do të garoj për Bashkinë e Kamzës

spot_img
spot_img

Asllan Dogjani, ish-deputeti i PD-së, ka vendosur të garojë në primaret që zhvillohen nga Partia Demokratike me qëllim që të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Kamzës.

Në emisionin “Kafe Shqeto” të SYRI TV, Dogjani ka renditur arsyet që e kanë shtyrë të hyjë në këtë garë, por të parën ai renditi një arsye që kishte të bënte me një respekt ndaj dikujt

“Arsyet janë të shumta, – u tha Dogjani, moderatorëve, Flavios dhe Olës, – por unë do të përmend disa. Në radhë të parë unë kam kandiduar vjet për deputet, kam qenë i fundit në listat e PD-së, kam qenë i 35-i. Isha i 36-i, por “më ngritën në përgjegjësi” se iku njeri, doli i inkriminuar  dhe kam marrë rreth 6 mijë vota duke marrë në konsideratë edhe disa vota që më janë vjedhur. Bëri një sondazh KQZ-ja dhe vetëm në një qendër votimi në Paskuqan më ishin vjedhur 54 vota.

Unë me të numëruar kam marrë 5287 vota, por po të marrësh në konsideratë ata njerëz që nuk kanë ditur të votojnë, se atë ditë më kanë marrë në telefon, se i kishin komplikuar në atë farë feje që të mos e gjenin dot numrin, me numra të vegjël…Pra, një sistem që njerëzit nuk dinin të votonin plus  sa dhe më kanë vjedhur.

Këto vota i kam marrë shumicën në Kamzë megjithëse nuk isha i deleguar në Kamzë, por isha i deleguar në Laprakë. Në Kamzë kam marrë rreth tremijë vota dhe në Paskuqan, 608 e vota, që do të thotë që ata njerëz të cilët atë ditë të diel janë çuar e kanë shkuar për të votuar, kanë shkuar për emrin tim atje dhe unë u detyrohem shumë dhe kjo është arsyeja e parë pse unë e kam marrë këtë iniciativë, që atë vlerësim, atë respekt që më kanë bërë ata qytetarë me votë, duhet të shkoj e t’ua kthej me punë, me shërbim. Kjo është arsyeja e parë. Arsyeja e dytë …”-

Ndiqeni në videon e Syri TV, intervistën me Asllan Dogjanin bashkë me një portret të politikanit.

“Në lidhje me situatën politike që po kalon vendi, ajo që e zgjidh këtë situatë është vota. Gjëja më e rëndësishme dhe gjëja më e mirë që është bërë aktualisht nga PD-ja dhe Sali Berisha, është vendosja e primareve.  Ne jemi në demokraci dhe në demokraci çdo gjë varet dhe duhet të zgjidhet nga vota.

Fakti që kemi një demokraci të brishtë deri sot dhe një keqqeverisje që dikton nëpërmjet dhunës së pushtetit dhe të shtetit ndaj qytetarëve, tregon që demokracia në Shqipëri është shumë e brishtë. Ajo që e zgjidh dhe që do t’i japë demokracisë  atë që i takon është vota dhe këtë po e bën PD-ja.”

Dogjani vjen nga radhët e Policisë së Shtetit ku ka mbajtur detyra të rëndësishme deri në nivelin “Drejtor qarku”. Gjithashtu ai ka qenë më herët pjesë e politikës aktive, duke u zgjedhur kështu deputet i Kukësit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.

Asllan Dogjani ka qenë pjesë aktive e protestave të PD-së në opozitë kundër qeverisë Rama. Lidershipi i atëhershëm i PD, i drejtuar nga Lulzim Basha, nuk e përfshiu Asllan Dogjanin në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, megjithëse rezulton një prej emrave me mbështetje të fuqishme në radhët e PD-së.

Gjatë viteve të fundit, Asllan Dogjani ka ushtruar aktivitetin e tij profesional si avokat megjithëse nuk është shkëputur asnjëherë nga aktiviteti politik dhe bashkëpunimi me qytetarët, sidomos në zonën e Kamzës.

Në zgjedhjet e  përgjithshme të vitit 2021, Dogjani mori mbi 5 mijë vota preferenciale si kandidat i opozitës për deputet në qarkun e Tiranës.

Me rikthimin e Sali Berishës në krye të opozitës u vendos që përcaktimi i kandidatëve për bashkitë e vendit do të bëhet nëpërmjet procesit të primareve, ku pritet të votojnë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së.

Kjo hapësirë i ka dhënë mundësi Dogjanit t’u drejtojë mbështetësve të opozitës për të kërkuar mbështetjen e tyre për të fituar, së pari garën brenda opozitës dhe më tej përballë kandidatit të Edi Ramës për bashkinë e Kamzës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular