Gazetari i njohur, Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Provokacia” gjatë debatit për përgjimet e publikuar së fundi nga media prestigjioze gjermane “Bild”, të cilat kanë lidhje me dosjen “339”, ka folur edhe për fatin që e pret pas kësaj Vangjush Dakon.
Sipas Rakipit, Edi Rama e ka vërtetuar sistematikisht se është nga ata njerëz që për të mbrojtur veten e tij sakrifikon të tjerët, sado miq që të jetë dukur se i ka pasur në periudha të caktuara. Duke përmendi rastin e Sajmir Tahirit dhe të Fatmir Xhafajt, Rakipi ka hequr paralelizimin sipas të cilit, i njëjti fat e pret së shpejti edhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
“Interesin që kishte për asgjësimin e Saimir Tahirit dhe vetëm Edi Rama të shpëtonte. Interesin e Xhafajt, i cili e rrezikonte në një plan tjetër dhe vetëm të shpëtonte Edi Rama. Asgjësimin e gjithë qeverisë së vet. Po pse Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri i kanë fajet?!
Vetëm Edi Rama është njeriu që duhet të shpëtojë dhe që bën të gjitha të mirat, të gjithë të tjerët mund dhe duhet të rrëzohen”, ka deklaruar Rakipi.