Nga Flamur Hoxha
Dialogu i drejtuar nga të rinjtë e Hasit me fokus sfidat, mundesitë e investimeve dhe politikat strategjike për të rinjtë!
Me shumë kënaqesi mora pjesë në takimin pyetje-përgjigje me të rinjtë e mrekullueshëm të Hasit, të cilët të qartë e të drejtpërdrejtë në mungesë të shpresës dhe me emigrimin masiv trajtuan kërkesat më normale drejtuar politikëbërjes dhe qeverisjes për më shumë vëmendje dhe rritje të fondeve të buxhetit të shtetit për zonat e qarkun Kukës, qarkut më të varfër në Shqipëri.
Përmisimi i shërbimeve arsimore e shëndetësore, mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe rrjetin elektrik, mungesa e ambienteve social-kulturore e mundesitë e pakta ekonomike, papunësia e nevoja për punësim dinjitoz si dhe zhvillimi i agroturizmit janë emergjente nga të rinjtë për të gjithë zonën e Hasit!
Falenderoj iniciativën e Westminster Foundation for Democracy dhe UNICEF Albania të mbështetura nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe me nismën “Perspektiva të reja për Qarkun e Kukësit” synon të përmirësojë kushtet social ekonomike të banoreve dhe zhvillimin e biznesit e punësimit në rajonin e Qarkut të Kukësit!