Tabaku: Po doni të falni paratë e pista ndërsa gjobisni bizneset e ndershme me dhjetëfish
• Nis diskutimi i ligjit të tatimeve, bizneset që janë tatim pagues vendosen gjoba 10 herë më të larta, ndërkohë që amnistojmë evazorët.
• 10-fishimi i gjobës, ekonomia informale nuk luftohet me gjoba.
• Informaliteti i rritur 8 herë
• Zgjerohet grupi i personave që do të deklarojnë të ardhurat personale, deri në 2mln lekë.
Komisioni i Ekonomisë po diskuton ndryshimet e paketës fiskale, deputetja Jorida Tabaku, foli për nenin 15 të ligjit të Tatimeve, që ndër të tjera, parashikon hiqjen kompetencave të zyrave tatimore, për të zbatuar ligjin për të zbatuar procedurat tatimore.
Zyrat tatimore po hiqen nga bashkite?!
Sipas Tabakut, elementi i dytë tek ligji I Tatimeve ka të bëjnë një ligj që të gjitha ndryshimet që në kohë e mund të jenë ezaruar dhe ti rregullojmë.
ligji me procedurat tatimore, besoj në frymën e uljes së informalitetit, mund të përgëzohet nëse do ishte kjo frymë.
“Janë bërë disa ndryshime të cilat lidhen, është rritur koncepti I gjobës, deri në 10-fishim, për të ulur ekonominë informale, që të ulet përdorimi i cash. Nëse qëllimi është të ulet ulja e përdorimit të cash dhe të rritet në banka. Nuk prek pagesat në ndërtim.
Elementi tjetër është rritja e gjobave, deri në 10 herë.
Niveli më I lartë I gjobave në 30 vite. Parimi I gabuar. Përjashtimi që kthehet në rregull, është shumë i dëmshëm. Evazorë fiskale dhe janë paguar fonde publikje. Tani po 10-fishojmë tatimet për bizneset që përsërsin gabimet.
Tani pë
r bizneset që janë tatimpagues vendosen gjoba 10 herë më të larta, ndërkohë që amnistojmë evazorët e 30 viteve. Sa e drejtë është në një kohë që diskutoheni amnistinë fiskale juve të gjobisni më shumë tatimpaguesit e rregullt? ”