BallinaPolitike“Duan pushtet me dhunë”, kryeministri Rama: Aleanca Berisha-Meta synon konflikt social! Çohen...

“Duan pushtet me dhunë”, kryeministri Rama: Aleanca Berisha-Meta synon konflikt social! Çohen rublat e thonë që përdor taksi fluturuese

spot_img
spot_img

VALENTINA MADANI/ Sali Berisha i kërkoi dorëheqjen, duke thënë se ka shpenzuar 22 milionë euro për udhëtimet me “charter”, por Edi Rama iu kundërpërgjigj se shpenzimet për fluturimet e tij janë sa gjysma e atyre të ishKryeministrit.

Gjatë takimeve të djeshme në Ersekë, Rama mohoi sërish që të ketë shpenzuar një shifër të tillë për udhëtimet e tij. “Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e Kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të ‘Non grata’-s

Me fakte, jo me rubla”, shkruan Rama në “Twitter”. Më herët, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se Rama është i vetmi Kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me “charter” 137 udhëtime me vlerë 22 milionë euro. Berisha propozoi ngritjen e një komisioni hetimor për zyrtarët dhe politikanët që abuzojnë me udhëtime. Por, Kryeministri Rama reagoi sërish dje duke sulmuar opozitën për akuzat e ngritura ndaj tij mbi fluturimet me avion “charter”, pas publikimit të një liste nga hakerat e “Homeland Justice”.

Rama deklaroi se opozita tallet me qytetarët që i ndjekin. “Erdhën na u futën në sistemet tona, hakerat e një vendi armiqësor ndaj nesh. Po u futën në sistemet tona, sepse kishim sisteme ku të futeshim. Nuk kishim radha nëpër sportele. Por nuk arritën qëllimin. Na morën disa të dhëna. Unë isha në Izrael, ku kishin marrë peng 3 javë një spital. Vendin me sigurinë më të lartë në botë. Ne sistemin e kemi sërish në punë. Nxjerrin ata një listë të udhëtimeve të mia, a thua se jam njeri ilegal. Menjëherë çohen rublat dhe flasin për 22 milionë euro udhëtime me taksi fluturuese. E vërteta është ndryshe. E vërteta është që fatura e udhëtimeve të mia, janë më pak se sa gjysma e udhëtimeve të atij që nuk dua t’ia përmend emrin kur ishte kryeministër. Këtë shembull e sjell për të thënë se shikoni mes çfarë pafytyrësie tallen me njerëzit. Tallen me ata që i besojnë, që i ndjekin nga pas dhe verbërisht gënjehen”, deklaroi Edi Rama.

KOALICIONI

Gjatë takimeve me socialistët e Kolonjës, Kryeministri Edi Rama komentoi edhe aleancën mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke thënë se është një koalicion rublash që synon një konflikt social dhe ndryshim të pushtetit jo me votë, por me dhunë. Sipas Ramës, pavarësisht se opozita nuk e pranon, Rusia financoi PD-në për të rrëzuar qeverinë dhe për të fituar zgjedhjet.

“Kemi përballë një aleancë politike e cila është në shërbim të parave ruse. Kur ne dolëm dhe thamë disa kohë më parë që PD u financua nga para ruse për të rrëzuar qeverinë tonë në zgjedhjet e shkuara, shumëkush filloi të përqeshte, ndërkohë që të tjerë që ju i ndiqni për fat të keq, se s’ka të tjerë nëpër këto klubet e mbrëmjeve të televizioneve së bashku me ata që i morën ato para thanë që kjo është një sajesë e Ramës dhe e Sorosit. Po ç’na doli?

Na doli nga raporti i CIA se PD-ja mori para ruse për të rrëzuar qeverinë tonë dhe për të fituar zgjedhjet. Por për çfarë arsye Rusia mund të financojë PDja? Janë të mirëkuptueshme për të njëjtat arsye që sot ata, se tani nuk flasim për PD se nuk dimë ç’është, po një gjë është e sigurt se ajo aleanca për të cilën deri dje mua më thoshin po ç’ke me ata, njëri një plak në pension, tjetri është në presidencë, pse i thua Lulit ndahu nga ata të dy…ja pra që dhe këtu nuk ka qenë e thjeshtë. Ajo është një aleancë rublash që synon të arrijë aty ku u synua edhe më parë me financimin rus, në krijimin e një konflikti social për të realizuar atë që nuk kanë nguruar ta thonë asnjëherë ndryshimin e pushtetit jo me votë, por me dhunë, me presion, me detyrim të ndryshimit të rregullave dhe qeverise në tavolinë”, theksoi kryeministri.

Më herët, gjatë një takimi me të rinjtë në Ersekë, Kryeministri Rama foli për emigracionin duke u shprehur se problematika të tilla ndodhin edhe brenda vendeve të Europës, ku sipas tij, banorët e zonave më të varfra largohen drejt zonave më të pasura. “Ka zona të BE-së që përjetojnë ikje drejt zonave më të pasura. E njëjta problematikë është edhe në fshatrat e Italisë, të Spanjës, të Portugalisë, etj. Të mbledhësh bimë medicinale dhe të ndërtosh një sipërmarrje për këtë gjë, do të thotë të fitosh shumëfish se ç’mund të fitosh në Gjermani”, tha Edi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular