BallinaKryesoreSi do të regjistrohet PD në zgjedhjet e 14 majit? KQZ sqaron...

Si do të regjistrohet PD në zgjedhjet e 14 majit? KQZ sqaron procedurën: Në fillim duhet një…

spot_img

Në kushtet kur tashmë Partia Demokratike është e përçare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka  sqaruar se cila është procedura e regjistrimit të partive politike

Dilema është se në zgjedhjet e 14 majit, kush do të regjistrohet nën logon e PD, grupi i Berishës, apo ai i Alibeajt.

Në një sqarim për emisionin “Opinion” KQZ specifikon se  për regjistrimin mes të tjerash duhet edhe një vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane.

Sqarimi nga KQZ

“Partia që kërkon të regjistrohet si subjekt zgjedhor në KQZ ka detyrim të paraqesë në këtë institucion krahas të tjerave një vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sipas ligjit për partitë politike, është kjo gjykatë e cila mban regjistrin e partive politike. Ky regjistër, sipas këtij ligji përmban krahas të tjerave numrin rendror të regjistrimit, emrin e plotë të partisë, inicialet e partisë, stemën e partisë, emrin e kryetarit të partisë. Këto element i përmban dhe duhet t’i përmbajë vërtetimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë i cili depozitohet në KQZ kur kërkohet që të bëhet regjistrimi i partisë si subjekt.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular