BallinaPolitike“Protesta synon dorëheqjen e Edi Ramës”- Sali Berisha: Populli me zor po...

“Protesta synon dorëheqjen e Edi Ramës”- Sali Berisha: Populli me zor po pret që të zbresë në rrugë! Gugallja e Zoto janë…

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se populli me zor po pret që të zbresë në rrugë në protestën e 12 nëntorit. Ai u shpreh se Edi Rama duhet të largohet sepse është një kryeministër që i kanë dalë vetëm skandal si i incineratorëve. Sipas tij, synimi i protestës është pikërisht dorëheqja e Ramës

“Populli me zor po pret që të zbresë në rrugë. Të gjitha janë në projekt, por ajo do të jetë protesta më madhështore që ka njohur Shqipëria. Protesta synon dorëheqjen e Edi Ramës. Ai duhet të largohet. Një kryeministër që i dalin skandale nga më të tmerrshmet dhe që firmoset për incineratorët 430 milionë euro dhe sot 2 nuk ekzistojnë dhe tjetri është jashtë funksionit. Ka vjedhur në kundërshtim me ligjin

Gugallja dhe Zoto anë vetëm punonjës së Ramës, Veliaj dhe Agaçit. Rama jo vetëm firmos në kundërshtim me ligjin, por i jep 8% ndërmarrjes së tij të incineratorit të Tiranës kur ndërmarrja nuk ekzistonte mbi tokë. Ermonela Felaj, ministre heton dhe i shkruan Këshillit të Ministrave që nuk ekziston ndërmarrja. Ndërmarrja është ndërtuar 8 muaj pas këtij bonusi që i është dhënë”, u shpreh ish-kryeministri në një intervistë për Rtv Ora.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular