BallinaKronikeTjetër aksident i rëndë/ Makina kthehet përmbys në aksin Fier-Mallakastër, 3 të...

Tjetër aksident i rëndë/ Makina kthehet përmbys në aksin Fier-Mallakastër, 3 të plagosur

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Mallakastër, në fshatin Lalar.

Mësohet se dy automjetet, të dyja të tipit “Mercedes Benz” janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën. Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa ka 3 persona të plagosur. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur mjekë të urgjencës të spitalit Fier si dhe uniformat blu.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë lagështia më rrugë për shkak edhe të reshjeve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. K., 37 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri, shtetasi L. S., 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular