BallinaKryesoreAgron Kapllanaj "sakrifikohet" për bashkimin e PD në Fier: Luan Baçi të...

Agron Kapllanaj “sakrifikohet” për bashkimin e PD në Fier: Luan Baçi të garojë për kryetar bashkie

Kryetari në detyrë i PD-së në Fier, Agron Kapllanaj, i rreshtuar në krah të logos zyrtare të Alibeajt, është i gatshëm të gjejë konsensus me pjesën tjetër të Sali Berishës për bashkinë e Fierit.

Në studion e Ora News me gazetarin Everest Dedaj, ai propozon që kandidat të jetë Luan Baçi, deputeti i rreshtuar që në krye të herës në krah të Sali Berishës, duke garantuar që do të jetë në krah të tij në fushatë.

Kapllanaj: Unë jam i gatshëm për hir të gjithë atyre qytetarëve, të gjithë demokratëve që e duan bashkimin, duan të dalin me një kandidat të përbashkët jo vetëm në Fier por në çdo degë tjetër të jap kontributin tim me aq sa mundem dhe me aq sa më dëgjohet zëri.

Ka shumë që e mendojnë si unë, të japim kontributin tonë që të dalim me një kandidat por sigurisht duhet të ketë një konsensus. Fieri është një qytet shumë i madh, është një degë e madhe dhe ka disa emra. Unë po të them një emër që nuk është i partisë zyrtare sot por pjesë e Foltores dhe drejton qarkun si kryetar i grupit të punës në qarkun e Fierit, zoti Baçi.

E kam mik prej kohësh. Ka marrë shumë pushtet nga PD, ka qenë dy herë kryetar i degës së PD, dy herë në listë fituese si deputet. Veten e mban si njeri jo vetëm i pushtetshëm por edhe njeri shumë i fuqishëm dhe me një mbështetje të madhe në degën e PD Fier dhe jo vetëm sipas tij por edhe përtej degës së PD Fier.

Do t’u bëja thirrje jo vetëm anëtarëve të PD Fier, sidomos ata që janë mbështetës të Baçit dhe Berishës, por edhe vetë personalisht si mik, ka ardhur koha që secili nga ne të sakrifikojmë për për të mirën e PD, për demokratët.

Baçi të lërë mandatin e deputetit dhe të kandidojë në Fier si kandidat për kryetar bashkie, ti përfaqësojë politikisht ata njerëz. Është një përfaqësim i mirë politik.

Dedaj: Nuk do ju ndante Berisha në këtë rast?

Kapllanaj: Absolutisht jo. Nuk jam ai që vendos por si kryetar i degës së PD Fier, si anëtar Kryesie i PDSH, do të çoj zërin tim aty ku janë instancat për të marrë njëfarë përgjegjësie edhe vetë personalisht që në Fier nëse del Baçi kandidat për kryetar bashkie nga ana e linjës zyrtare të PD të mos ketë një kandidat përballë.

Jo vetëm aq por edhe vetë do të jem aty në fushatë dhe në mbështetje të zotit Baçi dhe demokratëve dhe qytetarëve të Fierit për të mundur të keqen më të madhe dhe kandidatin e regjimit, kushdo qoftë ai.

Kjo është ajo që na bashkon të gjithëve dhe kjo më bën mua bashkë me zotin Baçi dhe me gjithë demokratët që përfaqësojnë Foltoren sot dhe ata që sot përfaqësojnë linjën zyrtare.

Por në këtë pikë Kapllanaj ka një konflikt interesi, pasi mandati i lënë nga Luan Baçi i kalon drejtëpërdrejtë këtij.

Megjithatë ai garanton se do të heqë dorë nga mandati në të njëjtin moment me Luan Baçin.

Kapllanaj: Mund të ketë dhe një konflikt interesi të vogël sot. Nuk i them që të japë dorëheqjen si deputet dhe të garojë meqenëse pas zotit Baçi vij unë në listën  e deputetëve.

Po e deklaroj publikisht, nëse Baçi jep dorëheqjen, do ta jap dorëheqjen bashkë me të dhe nuk e dua mandatin e deputetit, nuk do ta pranoj.

Zoti Baçi meqenëse është një njeri i fuqishëm politikisht, të paktën kështu hiqet dhe kështu duket, le ta provojë forcën e vet te demokratët por edhe te pjesa gri e qytetarëve fierakë, të mbledhë votat dhe të çojë PD në fitore.

Rithemelimi ka vendosur që afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00.

Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular