BallinaKultureNdahet nga jeta këngëtari Aaron Carter

Ndahet nga jeta këngëtari Aaron Carter

Këngëtari, Aaron Carter ka ndërruar jetë në moshën 34 vjecare.

“Me keqardhje të madhe konfirmoj se Aaron Carter u gjet i pavetëdijshëm këtë mëngjes në shtëpinë e tij në Palmdale, CA,” tha përfaqësuesi i tij për Page Six.
“Familja është njoftuar dhe do të fluturojë për në Los Angeles. Aaroni punoi shumë deri në fund të jetës së tij në rimëkëmbje. Për të qenë një baba i mirë dhe për t’u afruar me familjen e tij.”

Burime të shumta i thanë TMZ se trupi i Carter u gjet në vaskën e tij. Shkaku zyrtar i vde*jes është i panjohur derisa të përfundojë autopsia dhe raporti i mjekëve.

Aaron u bë i famshëm  në fund të viteve ’90 me hitet si “I Want Candy”, “Aaron’s Party” dhe “That’s How I Beat Shaq”. Ai ishte gjithashtu i njohur si vëllai më i vogël i anëtarit të Backstreet Boys, Nick Carter. Megjithatë, ndërsa aktori u rrit,  jetoi një jetë të ndërlikuar të rrethuar nga problemet me substancat dhe shëndetit mendor. Kohët e fundit në shtator, ai zbuloi se ishte regjistruar “vullnetarisht” në një qendrë rehabilitimi në mënyrë që të merrte kujdestarinë e djalit të tij, Prince, i cili është 11 muajsh. Aaron dhe e fejuara e tij , Melanie Martin, mirëpritën fëmijën e tyre të parë në nëntor 2021.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular