BallinaKronikeEMRI/E rëndë në Tiranë, mbante të ngujuar prej 6 vitesh dhe dhunonte...

EMRI/E rëndë në Tiranë, mbante të ngujuar prej 6 vitesh dhe dhunonte gruan e fëmijët, arrestohet 52-vjeçari

Një rast i rëndë dhune në familje është zbuluar ditë ne sotme në Tiranë, teksa një 52-vjeçar është arrestuar.

Policia ka njoftuar se  52-vjeçari mbante të ngujuar për shkak të bindje ve të tij radikale, prej 6 vitesh bashkëshorten dhe fëmijët e mitur, të cilët i dhunonte sistematikisht.

52-vjeçari nuk i lejonte dy fëmijët e tij të mitur të ndiqnin as shkollë, teksa i kërcënonte me armë të forta. Pas kontrolleve në shtëpi, policia gjeti dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krehra automatiku.

Është identifikuar 52-vjeçari, i cili u arrestua ditën e sotme në Tiranë, pasi prej 6 vitesh mbante të ngujuar gruan dhe dy fëmijët e tij duke i dhunuar.

Mësohet se Xherxh (Gjergj) Laci dhunonte sistematikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, duke i penguar të dilnin nga shtëpia, e po ashtu këta të fundit të ndiqnin dhe shkollën për shkak të prirjeve të tij radikaliste. Ai u arrestua sot, teksa policia i gjeti në shtëpi municion ushtarak dhe armë të ftohta.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Antiterrorit dhe Komisariati i Policisë Nr. 4., në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Ngujimi”.

Mbante të ngujuar, për shkak të bindjeve radikale, bashkëshorten dhe fëmijet e mitur, prej më shumë se 6 vitesh, si dhe i dhunonte sistematikisht, vihet në pranga 52-vjeçari.

Sekuestrohen dy mjete prerëse thika dhe municion luftarak, të gjetura në banesën e 52-vjeçarit.

Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4., bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ngujimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. (Gj). Ll., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krëhra automatiku.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular