BallinaEkonomiGati të hap dyert, “Martini Furniture” sjell në Tiranë gjigandin grek të...

Gati të hap dyert, “Martini Furniture” sjell në Tiranë gjigandin grek të mobilimit të bar-restoranteve, hoteleve dhe shtëpive

Të emigruarit ka qenë dhe vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues për Shqipërinë, por në kushtet kur ky vend nuk të ofron mundësi, shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë janë detyruar të largohen dhe vazhdojnë të ikin edhe sot drejt vendeve fqinje apo dhe shumë drejt Perëndimit. Përkundër propogandës here-herë negative ndaj bashkëatdhetarëve tanë nga mediat e vendeve respektive ku kanë emigruar, punuar dhe jetuar, shqiptarët kanë treguar më të mirën e tyre duke qenë shumë punëtorë, të sjellshëm dhe duke shkëlqyer në profesione dhe dhënë më të mirën e kontribuar për punëdhënësit, grekë, italianë, gjermanë, francezë, britanikë, amerikanë, kanazezë, australianë etj.
Fal eksperiencës së marrë në punën e tyre disavjeçare ka shqiptarë që janë kthyer nga diaspora për të për të punuar dhe jetuar në Shqipëri, madje dhe hapur biznes ku një pjesë kanë sjellë në vendin tonë përvojnë dhe biznesin e vendit ku kanë emigruar.
Rasti që po sjellim sot për lexuesin e startnews është shumë i freskët dhe mjaft interesant. Në plot kuptimin e fjalës është një histori suksesi.
Bëhet fjalë për një 38- vjeçar i cili që në fëmijëri ka emigruar në vendin fqinj Greqi duke qenë një nga punonjësit më të dalluar të kompanisë ku ka punuar, e tashmë ka vendosur të hap një biznes të tijin në Tiranë fal dhe bashkëpunimit më punëdhënësit grekë duke sjell këtu përvojën, por dhe produkte  cilësore të Electra të cilat janë cilësore dhe ofrojnë garanci.
Quhet Martin Xhaferri. Eshtë me origjinë nga Zall-Dardha e Dibrës. Familja e tij është vendosur në Tiranë në kërkim të shanseve të reja që të jep metropoli. Kjo do të bënte të mundur që edhe Martini sikurse mjaft shqiptarë që në fëmijëri të ishte edhe ai në kërkim të një jete më të mirë. E kur bëhet fjalë për ato vite të vështira, Martini që fëmijë do të largohej në emigrim drejt Greqisë si qindra e mijëra shqiptarë, duke u vendosur në Selanik aty ku i shkuar në adoleshencën kaloi dhe rininë si dhe dha më të mirën e tij duke u punësuar në gjigandin grek të mobilimit të bar-restoranteve, hoteleve dhe shtëpive “Electra” duke punuar afër 21 vite.
Në kryeqendrën e dytë të Greqisë, djaloshi Xhaferri, sot një zotëri i nderuar, kaloi gati 21 vite të jetës së tij duke punuar në këtë kompani të themeluar që në vitin 1938. Vitet e fundit pati bashkëpunim duke punuar edhe në vendin tonë dhe intensivisht dy vitet e fundit, derisa tashmë ka vendosur të krijojë biznesin e tij i cili të ketë një “shtëpi” në Tiranë.
Nga e mërkura, Martin Xhaferri do të hap biznesin e tij “Martini Furniture”, të vendosur në zonën e Astirit, pikërisht në rrugën “Migjeni”.
Bizneset shqiptare të bar-restoranteve, hoteleve dhe qytetarët që duan të mobilojnë shtëpinë do të mund të kenë ku të trokasin dhe shohin jo vetëm në katalogët, por dhe  fizikisht prodhimet e sjella nga Selaniku fal bashkëpunimin me gjigandin e prodhimit grek “Electra”.
Nga 9 nëntori 2022 tek “Martini Furniture” do të mund të gjeni; karrige, kolltuqe, dhoma gjumi, talovina baresh, kënde, divanë, shezllonë, çadra plazhi si dhe aksesorë. Shkoni, vizitoni sallonin e “Martini Furniture” dhe nuk do të zhgenjeheni. Do të gjeni aty cilësi të garantuar dhe çmim të arsyeshëm.
Angazhimi i pronarit Martin Xhaferri, me eksperiecën e duhur dhe një familjar i rregullit është që klienti që do të trokasë të mbetet i kënaqur. Ka treguar se di të bëjë më të mirën në këto 21 vite ndaj dhe do të vazhdojë të përformojë mësë miri në tregun vendas duke bashkëpunuar me biznese të rëndësishme vendase sikurse deri më tani ka bërë.
Trokisni në Martini Furnitur dhe nuk do të zhgënjeheni!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular