Kjo javë do të nisë me një mot të qëndrueshëm dhe i tillë do të jetë deri ditën e premte. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak temperaturat do të jenë tlta gjatë orëve të mëngjesit dhe në mbrëmje.
“Vendi do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme. Këto do të sjellin mot me diell dhe vranësira kalimtare të pakta deri mesatare. Temperaturat do të jenë në ulta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes por në mesditë orët me diell do të sjellin temperatura optimale.
Ndërkohë era do të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Ditën e premte do të mbizotërojë era verilindore. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 dhe 3 ballë.