Policia ka shpallur në kërkim Trifon Murataj, Presidentin e kompanisë “BanaKing”, në kontejnerin e të cilës u kapën 33.5 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori. Por avokati i kompanisë, Ilir Qafa thotë se Murataj prej kohësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, Trifon Murataj ka edhe një biznes të regjistruar në Amerikë
“Pronari i kompanisë ka kohë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ky biznes është një biznes i ndërtuar në tre dekada. Prej një kohe të konsiderueshme ai punon dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhe një biznes të regjistruar atje
Në biznesin e produkteve ushqimore që importon nga vende të ndryshme të botës, menaxhohen nga kompani të regjistruar në SHBA. Patjetër që është njoftuar. Patjetër që ka qenë gjithë kohës në komunikim”, tha ai në Euronews Albania.
Policia e Durrësit ka arrestuar administratorin e kompanisë, Petrit Demishaj, 57 vjeç, që priste ngarkesën me banane.
Në pranga kanë rënë edhe 2 punonjës të skanerit të Portit të Durrësit, Alban Naziraj, 48 vjeç dhe Artur Sevdaraj, 48 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Falsifikim kompjuterik”