Alfred Rushaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit. Burimet bëjnë me dije se Rrushaj do e dorëzojë mandatin ditën e nesërme. Deri më tani Rushaj nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me këtë vendim. Mandatin e Rushajt, në bazë të votave të marra në 25 prill pritet ta marrë Petrit Doda. Doda ishte i 32 në listën e Tiranës, por mori 5976 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit. Alfred Rushaj ishte drejtor i fushatës së PD për zgjedhjet e 25 prillit dhe pas shtatorit 2021, për disa muaj ishte drejtues i grupit parlamentar.
EMRI/Lëvizje në grupin e PD, ikën Alfred Rushaj, deputeti që merr mandatin e tij vjen nga radhët e PLL
RELATED ARTICLES