Romani ” Anja”, u promovua në Stamboll në sallën e Pallatit të Kulturës dhe Artit ” Attaturk”. Lajmin e jep vet autori Ahmet Prenci i cili ne rrjetin social FB shkruan:
‘Një ndjesi tepër e veçantë për mua, sepse në të njëjtën kohë dhe vend u prezantua për lexuesin e gjuhës turke vepra e mirënjohur ‘ Shqipëria midis Krimeve dhe Mirazheve’ e shkrimtarit Besnik Mustafaj, i cili është jo vetëm miku im i çmuar,por diplomati dhe intelektuali i niveleve të larta me kontribute në aktualitetin e ngjarjeve më të rëndësishme të jetës politike dhe publike.
Një organizim mbresëlënës prej botuesit të Artshop, Shoqatës Vatra të Shqiptarëve të Stambollit dhe PEN Qendrave të dy shteteve, Shqipërisë dhe Turqisë.
Falemindetit !”
“Kënaqësi për ditët e bukura që kaluam në Stamboll në aktivitetin e librit, me shkrimtarin, diplomatin dhe politikanin Besnik Mustafaj, si dhe mikun e veçantë e të pazëvendësueshëm Ervin Hoxha, i cili përveçse ambientit miqësor që krijon kudo, bëri dhe përkthyesin e talentuar e papërtuar. Vini, si gjithmonë në udhëtimet që kemi bërë bashkë, spikat në rolin shumëdimensional që unë ja vlerësoj pamasë”- shkruan Prençi