BallinaKryesore"U lodhën shqiptarët me politikanë që nuk japin llogari", Orjola Pampuri: Shpopullimi,...

“U lodhën shqiptarët me politikanë që nuk japin llogari”, Orjola Pampuri: Shpopullimi, një nga problemet madhorë të Shqipërisë

spot_img
spot_img

Nga Orjola Pampuri
Sa herë na ka rastisur secilit prej nesh të gjendemi në ambjente të ndryshme shërbimi, ku punonjës aty na kanë thënë që x punonjës ka ikur për të punuar pasi ka siguruar një kontratë pune në Belgjikë, një tjetër në Itali, shumë në Angli shumë, nga ana tjetër shohim mjekë të rinj të sapodiplomuar, që emigrojnë në masë në Gjermani, inxhinierë shohin të sigurojnë kontrata pune në ndonjë shtet të Europës, jo vetëm që të paguhen më mirë, por të jenë më të sigurtë në vendin e punës, të sigurojnë një jetë më të qetë për familjet e tyre, të punojnë e të paguhen sa të mos llogarisin nëse do ta përballojnë jetesën me këto të ardhura deri në fund të muajit, të paguajnë taksa, por mos të dëgjojnë që këto taksa nuk shërbejnë për sigurinë e tyre, por për pasurinë e pushtetarëve, të cilëve u shijon aq shumë ajo karrige sa janë gati të paguajnë me çdo çmim qëndrimin në të, edhe me ikje masive të shqiptarëve nga vendi i tyre, e nuk u bën fare, po fare përshtypje.
Nga ana tjetër Edi Rama bëhet qesharak, duke shënjestruar pikërisht atë që sot po përballet me fluksin më të madh të azilkërkuesve; Britaninë e Madhe, duke thënë që ” nuk është faji i azilkërkuesve por i politikave të dështuara në kufij për tu mbrojtur nga krimi”, duke iu referuar që duhet të ndërtojë politika e të shtrëngojë sistemet e veta, për tu mbrojtur nga ky fluks, duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja, si gjithnjë. Duke refuzuar jo të pranojë, por të paktën të heshtë, pasi e gjitha kjo është e lidhur vetëm me dështimin e menaxhimit dhe qeverisjes së tij. Dhe këtë e tregojnë fare qartë tre raste që gazetarja angleze, Melanie McDonagh, ka pasqyruar në gazetën “The Spectator”;

Rasti i parë është i një infermiere e cila nuk kishte gjetur mundësi punësimi, dhe nuk e përballoi jetesën në Shqipëri, ndaj kishte siguruar me shumë vështirësi pagesën që varion nga 3000-4000 pound e deri në 10000 pund,(cit. ‘The spectator).
Rasti tjetër, është i një zotërie në moshë, nga veriu i Shqipërisë, i sëmurë me diabet, së bashku me djalin 18 vjeçar, të cilët nuk kishin asnjë mundësi punësimi e shërbimi në Shqipëri(cit. “The spectator”)
Rasti i tretë është rasti i një çifti të ri, me fëmijë fare të vogël, të cilët kishin udhëtuar për orë me gomone në det, ku uji përgjatë gjithë kohës u përplasej në fytyrë, por kur kishin mbërritur, ishin qetësuar që shkelën në tokën e premtuar për ta. Bashkëshorti i saj e kishte të pamundur të qëndronte në Shqipëri pasi familja e tij pas një konflikti me dikë tjetër, ishte e kërcënuar dhe e pambrojtur. (cit.”The Spectator).
Këto janë shtresat e njerëzve që marrin gomonet për të emigruar në Britaninë e madhe, dhe ajo që është më interesnatja nuk është vetëm arsyeja ekonomike ajo që i shtyn Shqiptarët dhe kryesisht brezin e ri të emigrojë, por edhe; mungesa e Zbatueshmërisë së ligjit, narko-ekonomia, mungesa e shpresës që diçka do të ndryshojë.(cit. “The Spectator).
Përgjatë qeverisjes së Edi Ramës nga 2013 deri sot jane larguar rreth 700.000 shqiptarë. Ndaj ajo që ky kryeministër duhet të bëjë, është të kthejë kokën nga vetja e të shihet në pasqyrë.(cit. “The spectator”).
U lodhën shqiptarët me politikanë, të cilët mbrojtjen më të mirë kanë sulmin, por përpara se të sulmojnë të japin llogari për gjëmën që i bënë këtij vendi, për interesa të tyre.
Nuk e ka fajin Britania e Madhe, e asnjë vend që pret azilkërkues, pse kemi qeveritarë të korruptuar, pse ka pabarazi në gjykim dhe pandëshkueshmëri, pse shtresa e mesme është tkurrur, pse ka kaq shumë pasiguri e varfëri, e shqiptarët duan të ikin!
Sot, në fund të 2022, ende diskutohet emigrimi masiv, klandestinë me gomone, ndërsa kryeminstri ende premton që do të vijë ajo ditë që do të ketë ujë 24 orë 🥲.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular