Petrit Doda ishte i 32 në listën e Tiranës, por mori 5976 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit.
Deri më tani Rushaj nuk ka bërë asnjë deklaratë për lënien e mandatit.
Petrit Doda është nga Muhrri i Dibrës, i arsimuar për ekonomi dhe biznesmen pronar i minierave të kromit në Tërnovë, Bulqizë si dhe pronar hidrocentrali në Kukës.
“Në maj të vitit 1992 emërohet Drejtor i kësaj Miniere, detyrë të cilën e vazhdoi deri në tetor 1997. Më pas kalon ekonomist i kësaj miniere, deri në tetor të vitit 2000.
Nga nëntori i vitit 2000 deri në fillim të vitit 2002, punon si ekonomist pranë Bashkisë Bulqizë dhe Qarkun Dibër. Vec sektorit shteteror, nis edhe rrugën e biznesit në sektorin minerar në Tërnove, Bulqizë, për prodhim dhe shitje mineral kromi.
Në vitin 2013 e në vazhdim ka investuar në sektorin hidroenergjitik”, thuhet në jetëshkrimin e tij.