BallinaKronike“X shumzim për 17 kg”, Artan Hoxha zbulon sekretin e arkave me...

“X shumzim për 17 kg”, Artan Hoxha zbulon sekretin e arkave me kokainë nga Ekuadori: Si ta gjeni sasinë…Furnitorët janë seriozë

spot_img

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar lidhur me kapjen e 33.5 kilogram kokainë në Portin e Durrësit pak ditë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha thotë se sa herë që të dalin arka mangët, atëherë llogarinë duhet ta bëjmë “Arka të munguara X 17 kilogram” për të nxjerrë sasinë e kokainës që është futur në vend pa u kapur nga policia

Kjo pasi sipas tij, në çdo rast, deri më tani është konfirmuar se sasia e kokainës që gjendet në arkat e bananeve është 17 kilogram për arkë.

Kujtojmë se sasia e Kokainës e kapur në Durrës vinte nga vendet e Amerikës Latine dhe shpërndahej drejt vendeve të ndryshme.

Postimi i Artan Hoxhës:

Erdhi malli i mire, erdhi…

PRODUKT OF EKUADOR…

Qe te jemi korrekt, sa here ngarkesa me kokaine eshte brenda ne arkat me banane, pesha eshte standart…

Pesha totale e arkes 21 kg.

Pesha e “mallit” mes bananeve 17 kg.

Pesha e bananeve qe mbulojne “mallin” 2 kg.

Pesha e arkes prej kartoni 2 kg.

Pesha e bananeve qe duhet te jete ne arke 19 kg.

Gjate dy viteve te fundit, ne te gjitha rastet kur “malli” ka qene brenda arkave me banane, pesha e kokaines ka qene preçize, 17 kg per çdo arke.

Prandaj nese policia thote, se ne portin e Durresit mungojne ose jane vjedhur X arka me banane, nga konteineret e MAESK ardhur nga Ekuadori, pesha e vertete e “mallit” te ardhur eshte:

X shumezim per 17 kg…

“Furnitoret” ne Ekuador, jane serioze, nuk çedojne ne pune te tilla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular