BallinaKryesoreKur flet për krimin e organizuar, mafian. Por harron të ftosh BKH...

Kur flet për krimin e organizuar, mafian. Por harron të ftosh BKH !!

Nga Anila Hoxha
Në 30 vjetorin e krijimit te DNA ( Direzione nacionale antimafia), prokurori italian Roberti Rossi ( prokuror i Barit) e nisi keshtu fjalen e tij perpara njerezve te drejtesise shqiptare :
– na ishte njehere nje tiran i tmerrshem te cilin te gjithe e kishin frike. Kur kalonte ai, te gjithe burrat dhe grate perkulnin koken duke u dridhur. Por kur vinte mbremja tirani i frikshem ndonese te gjithe dridheshin prej tij , nuk flinte dot gjume. Nje pasticier qe e dinte sekretin e pagjumsise guxoi dhe e pyeti : si ka mundesi qe nuk te ze gjumi, te gjithe kane frike prej teje? Tirani u pergjigj: sepse ende ne mbreterine time jane 7 te drejte!
Cilet jane keta 7 te drejte qe e mundin mafian? – pyet me tej prokurori italian- mbasi hoqi kete paralele te bukur
Dhe ja ku i numeron per prokuroret shqiptare ne ligjerimin midis jurisprudences dhe perrallave me shtrigane
1. Vetedija
2. Njerez te drejte qe e duan ate qe bejne per te luftuar krimin
3. Qe keto te dyja te godasin tiranin ( krimin e organizuar) , duhen njerez te afte
4. Njerez qe besojne ne ate qe bejne
5. Efikasitet dhe mjete
6 . Palodhshmeri dhe pune
7. Bashkepunim

Natyrisht e thene perpara prokuroreve te SPAK dhe kandidateve qe ne nje te neserme do te behen prokurore, eshte nje leksion i mire per ndergjegjjet e tyre. Sidomos ne nje takim si ky qe ndonese shperfaq si moto “ krimin e organizuar nderkombetar , sistemi i luftes kunder mafias dhe bashkepunimi gjyqesor”
A eshte ne gjendje prokurori shqiptar ta luftoje kete tiran, te ushqyer nga mafia dhe korrupsioni? Le ti numerojme ata te shtatet qe duhet ta linin pa gjume
1. Vetedija e prokurorit , policit , oficerit a eshte ne ate nivel saqe detyren ta ktheje ne nje mision jete? Saqe te shpetoje nga cdo molepsje, per tu ngritur ne karriere, te me kufoma ne sirtar qe mund te jene te kolegeve qe i shfrytezoi, i tradhetoi, me dosje qe i deshtoi me procedure ? Jo , njeriut te ligjit ne Shqiperi i mungon kjo vetedije
2. Njerezit e drejte a spikasin ? Nese do shohim gjyqtare qe tregohen te ashper me ndertuesit e paligjshem, prokuroret qe fryjne hetimet per kundravajtje dhe krime banale ; qe jane shumica them qe po njerezit e drejte jane PAK. Ata cojne ne shtepi nje burre qe duhet tu qendroje afer femijeve, por jo nje mama single e cila ne te njejtat rrethana dhe e akuzuar per korrupsion si gjyqtare dhe prokurore i numeruan edhe oret . Megjithese njeri nga femijet e saj ishte i semure dhe vajza po rrezikohej te shkonte ne te njejten gremine
3. Aftesia. Po ne kemi njerez te afte , por kur kjo aftesi nuk perdoret mbasi per shkaqe te karakterit, oportunitetit, frikes se lindur, ajo eshte njesoj sikur te mos kete qene aty
4.njerez qe besojne ne ate qe bejne. Ka plot te devotshem te tille. Por atyre u kane zene frymen ata qe besojne te tjera gjera, parane, shkeljen e syrit nga i fuqishmi, cme duhet mua, nuk e bej une kete vend. Dhe ata vdesin dhe me nje besim tjeter perpos asaj qe duan, se kjo qe po bejne sapo te bjere te doren e atij te zhdrejtit; do behet pazar.
5. Efikasitet dhe mjete. Patjeter qe mjete ka, por ato nuk behen efikase nese nje sistem i tere qe vihet ne levizje si orkester , u bie tambureve ne menyre te orkestruar. Nese ska pavaresi, rezultati do jete me kahe te diktuara. Dhe serisht tirani mbetet tiran
6. Pune .. Patjeter qe punohet por sic thote shprehja “ korr e mos lidh”.
7 . Sa per bashkepunimin , mjafton ky shembull flagrant. SPAK, ajka e hetimit kunder te korruptuarve dhe krimit te organizuar megjithese fton kedo ne nje aktivitet me italiane per te dhene leksione mbi luften ndaj mafias, harron nje partner te rendesishem. Byroja Kombetare e hetimit mungon. Dhe ky eshte tregues se si per merira te vogla,veprojne vogelsisht edhe perfaqesuesit e institucioneve. Qe ne kete takim te mungoje Aida Hajnaj dhe mos te ftohet, vetem sepse ajo gjate tre viteve egzistence SPAK kishte nje kendveshtrim tjeter lidershipi, eshte mungese kapaciteti per te kapercyer limitet e inateve te mehalles. ky shembull flagrant thotw shqip se ligji, shteti, hetimi, nuk behen vetem.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular