BallinaBotaKush është John Fetterman i cili fiton vendin e Pensilvanisë në Senatin...

Kush është John Fetterman i cili fiton vendin e Pensilvanisë në Senatin amerikan, ‘goditje’ për Trumpin

spot_img

Një fitore kyçe për demokratët ishte ajo e guvernatorit të Pensilvanisë, John Fetterman, i cili në garën për Senatin, ka kapërcyer një goditje dhe sulme në të kaluarën e tij për të kthyer një vend që kishte qenë në duart e republikanëve për 12 vjet

Fetterman mundi kandidatin republikan Mehmet Oz, një kardio- kirurg i njohur nga miliona amerikanë si Dr. Oz falë karrierës së tij dhe televizive.

Demokrati ia doli të mundë Oz, i cili jetoi në Nju Xhersin verior deri sa kandidoi për Senat, si një personazh i famshëm, i pasur dhe i papërfshirë në skandale, pa ndonjë shqetësim për shtetin që ai shpresonte të përfaqësonte në Uashington.

“Kjo fushatë – fushata ime – kishte të bënte me përpjekjen për t’i shërbyer Pensilvanisë,” u tha Fetterman mbështetësve në një tubim parazgjedhor në Pittsburgh të hënën mbrëma. “Dhe ai thjesht po përdor Pensilvaninë.”

Pasi mediat kryesore e kishin shpallur zyrtarisht fitoren e Fetterman-it pas orës 1 të mëngjesit të së mërkurës, ai doli nën sfondin e këngës “Back in Black” të ACDC, e cila u bë dhe kolona zanore e fushatës së tij, për të përshëndetur mbështetësit në Pitsburg.

Ai theksoi temat pozitive të fushatës së tij, me shume se kontrastin me Oz.

Fetterman i lidhi betejat e tij të fundit shëndetësore me sfidat e qytetarëve të zakonshëm të Pensilvanisë dhe qyteteve të vogla si Braddock, ku puna e tij për t’i ndihmuar fëmijët të merrnin diplomat e ekuivalencës së shkollës së mesme e frymëzoi atë të përfshihej në politikë.

“Kjo fushatë ka qenë gjithmonë për të luftuar për këdo që ndonjëherë është rrëzuar dhe është ngritur sërish,” i tha ai audiencës teksa brohorisnin.

“Kjo garë është për të ardhmen e çdo komuniteti në të gjithë Pensilvaninë, për çdo qytet të vogël apo person që është ndjerë ndonjëherë i lënë pas dore, për çdo punë që ka humbur ndonjëherë, për çdo fabrikë që është mbyllur ndonjëherë, për çdo person që punon shumë, por kurrë nuk ka avancuar”.

Humbja e Oz është një pengesë dërrmuese për ish-presidentin Donald Trump. Trump, një ish-yll televiziv që admironte suksesin e Ozit në botën e argëtimit të qytetit të Nju Jorkut, luajti një rol vendimtar në fitoren e Oz në zgjedhjet paraprake republikane.

Oz u përball me skepticizëm në lidhje me komentet që mbështesin një farë mase të të drejtave të abortit dhe kontrollit të armëve.

Fitorja e Fetterman është shumë më e jashtëzakonshme sepse ai pësoi një goditje thuajse fatale vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve paraprake demokrate në mes të majit.

Ai iu nënshtrua një operacioni në ditën e fitores së tij ndaj Republikanit Conor Lamb dhe Malcolm Kenyatta.

Gruaja e Fetterman, Gisele Barreto Fetterman, foli në vend të tij në festen pas shpalljes së rezultateve paraprake dhe vijoi të kishte një rol më të madh në fushatën e tij gjatë ditës së zgjedhjeve, duke mbajtur fjalime në mitingje dhe duke dhene intervista me gazetarë.

Fettermanit iu deshën gati tre muaj për t’u rikuperuar nga goditja në tru përpara se të kthehej me një tubim në Erie në mes të gushtit.

Goditja e tij preku pjesën e trurit që përpunon të folurit dhe dëgjimin, duke e bërë atë të flasë më me ngadalë dhe të ngatërrojë fjalët.

Ai ra dakord për disa intervista me shtypin dhe kërkoi titrim për disa nga intervistat e profilit të lartë që dha.

Fetterman-it iu desh te priste deri në fund të tetorit të merrte një shënim nga mjeku i tij që pohonte atë që demokrati kishte thënë gjatë gjithë kohës: se Fetterman “po rikuperohej mirë nga goditja në tru” dhe se problemet e tij të komunikimit nuk pasqyronin një problem më të thellë njohës.

“Ai nuk ka kufizime në punë dhe mund të punojë me detyrë të plotë në poste publike,” shkroi Dr. Clifford Chen, i cili është gjithashtu një donator i fushatës së Fetterman.

Ndikimi i goditjes në komunikimin e Fetterman, megjithatë, nuk ishte kurrë më i dukshëm se sa në debatin e tij të vetëm me Oz më 25 tetor.

Aaftësia e tij për të shpjeguar në kohë reale se pse ai kishte arritur të mbështeste fracking-un pasi e kundërshtoi atë për vite me radhë ishte një pikë veçanërisht e ulët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular