Autoritetet turke po hetojnë ngjarjen për të zbuluar shkakun e shpërthimit që tronditi këtë të diel Stambollin
Shpërthimi la të vdekur të paktën gjashtë persona dhe ndodhi në sheshin Taksim në Stamboll, ndërkohë që mediat e huaja kanë publikuar momente të një gruaje të dyshimtë si e përfshirë në këtë ngjarje.
Faqja turke ODA TV raportoi se një grua me gjatësi rreth 1.65 u pa duke vendosur një pako në rrugën Istiklal.
Ndonëse fotoja është e paqartë ajo ka bërë xhiron e rrjetin duke u shpërndarë në mënyrë të shpejtë.