Cristiano Ronaldo nuk e ka mbajtur më përbrenda mllefin e muajve të fundit duke shpërthyer në një intervistë për Piers Morgan.
Ai ndjen se ndaj tij është treguar mungesë respekti dhe për këtë preferon të mos heshtë më.
Portugezi e ka quajtur këtë periudhë më të vështirën në jetën e tij personale dhe profesionale.
5 herë fituesi i Topit të Artë thotë se ndihet i tradhtuar nga mënyra se si e ka trajtuar Manchester United dhe se është i mërzifur që tani shihet si delja e zezë e skuadrës.
Për trajenrin Solskajer, Ronaldo thotë se nuk ka gjë tjetër veç se respekt për të. Ndërsa nuk mungojnë kritikat për Ragnick dhe Ten Hag.
“Si mund të bëhesh trajner i United kur ke 10 vjet pa një ekip. Unë as nuk e njihja fare,” thotë CR7.
Ndërsa për Ten Hag shprehet:”Nuk kam respekt për të sepse as ai nuk ka respekt për mua. Kurrë nuk do të kem respekt”.
Ndërsa lidhur me kritikat e Wayne Rooney, Ronaldo thotë: Nuk e kuptoj pse kapet kaq shumë me mua. Ndoshta ngaqë ai e ka lënë futbollin ndërsa unë në moshën e tij luaj në nivele të larta. S’po dua të them që jam më simpatik se ai, se dhe kjo e vërtetë është”.