BallinaKryesoreLuçiano Boçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë: Ja borxhet që i...

Luçiano Boçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë: Ja borxhet që i kam Elbasanit dhe dua të ia shlyejë

spot_img
spot_img

Luçiano Boçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Elbasanit.
Të nderuar demokratë, të nderuar banorë të Elbasanit tim të dashur, kudo që jeni, ju përshendes.
Dua të ndaj sot me ju përndryshe nga çdo herë kur kam dalë në këtë foltore, përgjegjësinë time për të qenë pjesë e garës për kandidat për Bashkinë e Elbasanit.
E marr këtë vendim sepse për mua rrugëtimi politik nuk është ngjitje në shkallët e karrierës partiake, por ngjitje në shkallët e përgjësisë ndaj qytetarëve.
Dhe e konsideroj këtë vendim si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime politike, por dhe asaj profesionale dhe pse jo të asaj, jetës tokësore.
E them ketë sepse e tillë ka qenë dhe mbetet lidhja ime me Elbasanin krejtësisht tokësore, e pandarë dhe pjesë e rëndësishme e fatit tim politik, fatit familjar dhe social.
Në mijëraditët e viteve të mia politike që nuk janë aq pak ditët gjatë të cilave e kam “tradhëtuar” Elbasanin numërohen me gishtat e dorës. Por shpesh dhe në këto raste për të mirën e tij.
Çdo sukses i imi, mban vulen e mbështetjes së pakufi dhe vlerësimit të patjetërsueshëm që më kanë dhënë bashkëqytetarë e mi pa asnjë dallim partiak, mban vulën e profesoreve të mi të nderuar, të kolegëve e studentëve të mi, e shokëve të fëmijërisë e rinisë, të lagjeve dhe fshatrave të tëra të Elbasanit.
Çdo arritje e imja ka në themel, punën, djersën e sakrificën e mijëra demokratëve që më kanë përkrahur pa asnjë interes, pa asnjë mëdyshje, por gjithmonë me besim të plotë e entuziazëm të sinqertë.
Prandaj sa herë dal rrugëve të tij më ngjan si ai personazhi mbart mbi supe vargjet e poezisë Borxhe“t e mia”
Sepse këtij qyteti i kam borxh gjithçka:
I kam borxh suksesin
I kam borxh mbështjen
I kam borxh kohën
Përkushtimin, arritjet.
I kam borxh rinisë së tij që sot e sheh atë si vend të mallkuar
I kam borxh femijëve të tij për kopshte e shkolla ciësore
I kam borxh moshes aktive që nuk gjejnë dot vendin e punës
I kam borxh prindërve tanë për nje perkujdesje të merituar
I kamborxh biznesit, fermereve, sportistëve artistëve, të gjithëve.
Dhe dua ti shlyej këto borxhe.
Ti shlyej duke punuar bashke me durim:
Që qytetin tia kthejme njerëzve
Që Elbasanit ti kthjeme shkelqimin e dikurshëm
Që Elbasanit ti kthjmë lavdinë e arsimit
Që Elbasanit ti kthejme muzikën e festave, ngjyrat e jetës e luleve të dikurshme.
Që Elbasanit ti kthejme gëzimin e harene e të jetuarit.
Prandaj ky kandidim i imi nuk eshte sakrificë e dorëzimit të një mandati që nuk eshte i imi por i Elbasanit.
Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD, përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë si qytearë e banorë të Elbasanit, të djathtë, gri e të majtë, për të ndërtuar dhe sjellë së bashku në Elbasan një shpresë të re, një besim të ri, pse jo një Bashki të re që nuk eshtë më e kryetarit dhe e drejtorëve, por e qytetarëve të saj!
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular