Shqipëria përballet sot me Italinë në një miqësore luksi, që do t’i shërbejë trajnerit Reja apo pasardhësit të tij, për të kuptuar gjendjen e futbollistëve para elimintoreve të Euro 2024 në raport me një kombëtare të madhe
Italianët nuk janë pjesë e Botërorit, ndaj do të provojnë disa të rinj në ekip. Por ndërkohë, edhe në radhët e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha si pasojë e mungesave.
Kështu, trajneri Reja ka vendosur që të vendosë në mbrojtje Mihajn si titullar përkrah Kumbullës e Ismajlit, ndërsa krahët do të jenë me Hysajn e Lenjanin.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mihaj, Lenjani, Bare, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.
Trajner: Edi Reja
ITALIA: Në pritje…
PANORAMASPORT.AL