Basha: Orët e tiranisë po marrin fund, troket ora e Europës. Gati dhe në këmbë, beteja vazhdon!

0
182

Mbi 2 orë nga nisja e protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar, kryedemokrati Lulzim Basha iu drejtua mbështetësve nga selia e PD, cka shënon edhe fundin e protestës për ditën e sotme. Basha tha se orët e tiranisë po marrin fund, ora e lirisë se rë e Shqipërisë si Europa po troket.

“Orët e tiranisë po marrin fund, ora e lirisë se rë e Shqipërisë si Europa po troket, e nuk ka forcë ta ndalë, se forca më e pandalshme është populli i bashkuar. Ndaj ju shpreh sot mirënjohjen më të thellë që fjalët nuk e përkufizojnë dot, për këtë pjesëmarrje të paparë. Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve të vendosur për zgjedhje të lira e të ndershme, për Shqipëri si europa. Zëri i sovranit nuk mund të injorohet ka diktuar e do të diktojë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Është zëri i bashkuar i cdo shqiptari të ndershëm, që lufton për fëmijët e vet, familjen e vet, Atdheun vlerat e dinjitetin personal. Kjo i ka bashkuar shqiptarët në betejën më qytetare që ka njohur Ballkani. Kjo është forca jonë, dhe forca juaj është e pandalshme. Rama ik.”- u shpreh Basha.

Kryetari i PD, Basha i ka bërë thirrje qytetarëve në fund të protestës se duhet të jenë gati dhe në këmbë gjatë ditëve të ardhshme. “Beteja vazhdon dhe do të kemi vendime të forta”, ka thënë Basha. Ajo çfarë ka paralajmëruar Basha është reagimi ndaj vendimeve që mund të ndërmarrë regjimi gjatë ditëve të ardhshme.

Në mbyllje të protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar, kreu i PD iu drejtua edhe një herë qytetarëve nga selia blu.

“Kulari nuk do të jetë më në qafë të shqiptarëve, do ta tërheqim me duart tona, derisa ta rrëzojmë tiraninë dhe ti japim lirinë vendit. E sotmja është një mbrëmje e rëndësishme në betejën tonë që vazhdon e do të vazhdojë deri në largimin e Ramës, deri në një qeveeri tranzitore e në zgjedhje të lira e të ndershme!

E njoh dhe e di dhimbjen tuaj. E kam prekur përditë. E di zemërimin tuaj të ligjshëm dhe do të jem në krahë tuaj. Dua t’ju kërkoj sonte, mirëkuptimin tuaj që kjo natë e bekuar e lëvizjes sonë të mbesë me mesazhin se shumica jemi ne, jeni ju, se ne nuk do të hedhim asnjë hap pas deri në realizimin e objektivit tonë, ne duam vlera dhe standarde evropiane! Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri evropiane.

Gazin që hodhën mbi qytetarët paqësorë dhe përpjekja për ta shndërruar natën në një ditë dhune me qëllim që të heqin vëmendjen e përgjimeve të dala në shesh.
Kjo përpjekje dështon sot me turp, siç dështon me turp përpjekja në zgjedhje moniste e kriminale. Orët dhe ditët e ardhshme do duhet të na gjejnë më të fotë se kurrë, për ta çuar këtë betejë drejt fitores totale”, tha Basha.