Partia Demokratike e Alibeajt tashmë ka gati një pjesë të emrave me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit. Pas Agron Kapllanajt, që ka zyrtarizuar vetë kandidaturën për Mallakastrën, Report Tv mëson ekskluzivisht disa emra të tjerë që do të garojnë nën siglën e PD së Alibeajt për bashkitë
Ndërkohë sipas burimeve, për Bashkitë e mëdha, Tiranë, Durrës e Elbasan, ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat. Për të gjitha bashkitë, pritet që Alibeaj dhe grupi i tij të vendosin javën e ardhshme.