Hakerat e grupit “Homeland Justice” kanë publikuar një listë ku pretendojnë se janë patentat e qytetarëve shqiptarë.
Në listën e publikuar, janë të përfshira të dhëna si numrat e identitetit, emrat, mbiemrat, datëlindjet dhe adresat e qytetarëve
Gjithashtu janë publikuar edhe të dhënat se kur skadojnë patentat.
Në mesazhin e publikuar në llogarinë e tyre në Telegram, grupi i “Homeland Justice” shkruan:
A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë?
Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë së njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?