Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar paraditen e sotme në lidhje me protestën.
Basha shkruan në Facebok se sot është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.
Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:
Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!
Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve.
Largimi i Ramës është i panegociueshëm. #ShqiperiaSiEuropa