Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jean Stoltenberg, është shprehur se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në tryezën e bisedimeve.
“Ajo që ne dimë është se shumica e luftërave përfundojnë në tryezën e negociatave dhe me shumë mundësi edhe kjo do të përfundojë në tryezën e bisedimeve”, thotë ai.“Unë mendoj se mesazhi kryesor është një paqe e qëndrueshme,” thotë ai.
Sipas tij, mënyra e vetme për ta arritur këtë, është të sigurohet që agresori të mos fitojë, duke shtuar se përdorimi i dimrit si armë kundër ukrainasve është “luftë brutale”.
“Mund të tingëllojë si një paradoks, por realiteti është se mënyra më e mirë për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, është të ofrohet mbështetje ushtarake”, përfundoi Stoltenberg.