Minuat e fundit të sfidës mes Argjentinës dhe Polonisë kanë dhuruar një episod shumë të veçantë. Mesi kishte marrë topin ndërsa ndaj tij bëri faull ai që i ka marrë vendin në radhët e Barcelonës si lideri i sulmit, Robert Levandovski.
Gjyqtari vërshëlleu në ato çaste një faull për argjentinasin i cili nuk u duk shumë i kënaqur nga ndërhyrja e lojtarit polak.
Levandovski u mundua të shfajësohej dhe shkoi t’i fliste, por Mesi as që ktheu kokën drejt lojtarit të Polonisë, duke e injoruar plotësisht.
PANORAMASPORT.AL