Komuniteti i sipërmarrësve shqiptarë në Bolonja të italisë, me anë te shoqatës Korabi, dha një kontribut me vlerë të lartë materiale dhe simbolike, në shërbim të bashkëjetesës por dhe si mirënjohje për mbështetjen e dhënë për emigrantët e parë që zbarkuan në brigjet italiane pas rënies së regjimit
110-vjetori i Pavarësisë së Shtetit shqiptar, është festuar në një mënyrë krejt të veçantë në Bolonja të Italisë, ku komuniteti shqiptar në këtë rajon, ai arbëresh, së bashku me autoritetet vendase, u bënë bashkë në një ceremoni festive, ku morën pjesë edhe anëtarë të kabinetit qeveritar italian, përfaqësues të lartë të Vatikanit, drejtuesit më të lartë lokal dhe qytetarë të shumtë. Në këtë ditë të shënuar, u inaugurua rruga që lidh aksin kryesor me “Villa Pallavicini”, qënder humanitare né pronesi te Fondacjonit “Gesù Divino Operaio” qe drejtohet nga Don Massimo Vacchetti dhe Armando Stafa. Ky investim u krye nga komuniteti shqiptar në Bolonja, i përfaqësuar nga shoqata shqiptaro-Arbereshe “Korabi”. Investimi i rëndësishëm, si në vlerë materiale, por mbi te gjitha në vlerën simbolike të çmuar, vjen si shenjë mirënjohjeje e shqiptarëve që jetojnë në këtë kryeqendër të vendit fqinj, ndaj kontributit të hershëm dhe të vazhdueshëm që dha kisha katolike e Bolonjes për shqiptarët që zbarkuan në jugun e Italisë, pas rënies së murit të diktaturës. Tek Villa Pallavicini , gjejnë mbështetje mijëra persona në nevojë, mes tyre dhe shumë shqiptarë.
Rruga e rikonstruktuar falë investimit të shoqates Korabi, ka të vizatuar në të, shqiponën dykrenare, portretet e figurave embleme të shqiptarëve si Skënderbeu dhe Nënë Tereza, apo edhe të Kardinalit shqiptar, Ernest Troshani, pamjen e anijes Vlora, si memorial i vuajtjes së shqiptarëve, por edhe i mikpritjes së fqinjëve në anën tjetër të Adriatikut. Drejtuesi i shoqatës Korabi Astrit Poti, në emër të komunitetit shqiptar të pas 90-ës dhe atij arbëresh foli për rëndësinë e marrëdhënieve italo-shqiptare dhe mikpritjen që u është bërë emigrantëve në këto 3 dekada, ndërsa zyrtarët italianë vlerësuan integrimin e shqiptarëve në thuajse çdo nivel përfaqësimi.
Në ceremoni e organizuar nga drejtuesit e fondacjonit Don Massimo Vacchetti dhe bashkeatdhetarit Armando Stafa, mori pjesë zv.ministri italian i Infrastrukturës, Galeazzo Bignami, presidenti i rajonit të Emilia Romagna, Stefano Bonaccini, Arqipeshkvi i Bolognes dhe presidenti i Konferences Ipeshkvore te Italise kardinali Zuppi, perfaqsuesi i Bashksise se qytetit te Bolonjes zyrtarë të tjerë lokal dhe ushtarak. Kjo ceremoni e para e organizuar Jo vetem né Bolonja po Edhe né itali pati nje jehone te madhe ne mediat italiane që e pasqyruan këtë aktivitet që ushqen raportet shumë të mira mes dy popujve dhe dy shteteve.