Nga Petrit Doda
Gëzimin dhe obligimin në marrjen e mandatit nga KQZ, si deputet për në Kuvendin e Shqipërisë, që nuk do të jetë thjeshtë individual, dua ta ndaj me të gjithë ata që u bënë pjesë e kandidimit dhe e fushatës time zgjedhore.
Gëzimin dhe obligimin në marrjen e mandatit nga KQZ, si deputet për në Kuvendin e Shqipërisë, që nuk do të jetë thjeshtë individual, dua ta ndaj me të gjithë ata që u bënë pjesë e kandidimit dhe e fushatës time zgjedhore.
Falenderimet shkojnë për ata që besuan në përzgjedhjen e emrit tim për të qenë kandidat në listën shumëemërore të koalicionit Parti Demokratike-Aleanca për ndryshim nën siglën e PLL.
Shkojnë për mijra demokratë e legalist, për çdo strukturë të tyre që ishin të palodhur përgjatë gjithë fushatës duke më votuar bindshëm në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
U jam shumë mirënjohës dhe falenderues të gjithëve, për besimin dhe vlerësimin që patët tek unë, që në nisje të fushatës së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2021.
Kurrë nuk do ti harroj kuvendimet, takimet në çdo shtëpi e ambjent, ku ju më hapët portat e zemrës. Mirënjohës çdo burri, çdo nëne e gruaje dhe të rinjve me aq energji që më mbështetën pa kushte. Do punoj me të gjitha mundësitë dhe fuqitë e mia, që zëri i halleve tuaja, për një jetë normale dhe me shpresë, ta përcjell pa propagandë, në Kuvendin e Shqipërisë. Do jem deputet i elektoratit që më votëbesuan dhe jo ushtar i urdhrave politike!!
Mbarësi dhe vetëm të mira për të gjithë ju. Zoti i bekoftë shqiptarët
Ju falenderoj të gjithëve!
I Juaji
Petrit DODA.