Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në Malësi të Madhe është shtyrë gara, për shkak të disa problemeve. “Kishte kandidat, por kishte disa problem për të cilat është shtyrë gara”, tha Berisha. Dorëheqjen e kandidatëtve, ai tha se është një tregues se në PD ekziston liria e shprehjes.
Kandidatët e dorëhequr
Tropojë
Feride Rrahmani
Lushnje
Erjon Iljazi
Belsh
Dritan Cani
Gramsh
Kodhel Çala
Devoll
Arben Miza
Krujë
Denis Hidri
Ilir Ndreu
Kuçovë
Brikena Koroveshi
Shemsi Prençi
Sot do zgjidhen kandidatët për zgjedhjet lokale por në disa prej bashkive primaret dalin jashtë loje, për sa kohë është rezulton të jetë vetëm një kandidat.
Procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike ka filluar këtë të diel në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00.
Për herë të parë do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët. Kandidatët garojnë për të përfaqësuar demokratët Sali Berishës në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Kandidati shpallet fitues vetëm nëse merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme në një zonë të caktuar
Në rast se asnjë nga kandidatët nuk merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Në rast ndarje votash në mënyrë të barabartë, kandidati apo kandidatët që kalojnë në balotazh hidhen me short.
Ndonëse cilësohen si garë për të zgjedhur kandidatin më të mirë, në disa prej bashkive primaret duket të dalin jashtë loje, për sa kohë është rezulton të jetë vetëm një kandidat. Në Shkodër, kandidati i vetëm është Bardh Spahia, në Elbasan Luçiano Boçi, në Kukës Admir Sinamati dhe në Poliçan kandidati i vetëm është Behar Xhaferaj. Për shkak të tërheqjeve nga ana e disa kandidatëve, nuk ka garë as në Vorë, Belsh, Libohovë e Kolonjë.
Ndërkohë, në pesë bashki të tjera këtë të diel nuk ka zgjedhje për primaret.
Në Malësi të Madhe, u vendos të mos mbahet procesi i votimit, për shkak se baza demokratike ka qëndruar larg konfliktit mes dy grupimeve.
Himara, Finiqi dhe Dropulli u lihen PBDNj-së së drejtuar nga Vangjel Dule, ndërsa Pusteci i lihet partisë minoritare maqedonase.
Probleme ka dhe në bashkitë me disa kandidatë, pasi nga vetë këta të fundit janë hedhur akuza për manipulim votash.
Pasi u përjashtua nga gara për shkak të konfliktit me armë, kandidati në primare për Bashkinë e Kurbinit, Alfred Daci thotë se historia po përsëritet. “Vitet ecin por kriza aktuale nxjerr në pah paaftësinë dhe papjekurinë e institucioneve tona ‘Demokratike’”, shkroi Daci në një reagim, menjëherë pas vendimit të KOKOE të shtunën.
Edhe avokati Ermal Hamataj, kandidat në primare për bashkinë e Fierit ka folur për garë të manipuluar.