BallinaKryesoreNjë falenderim nga Britania për protestuesit e ndershëm dhe liridashës: Rilindja duhet...

Një falenderim nga Britania për protestuesit e ndershëm dhe liridashës: Rilindja duhet të lexojë mirë…

spot_img
spot_img

Nga Av. Naim Hasani

FALEMINDERIT SHQIPTARË TË NDERSHËM DHE LIRIDASHËS!

Per 4 muaj Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar, te udhehequr nga lideri më perendimor z. Lulzim Basha, zhvilluan protestat më masive, më qytetare dhe me Demokratike.

Fale vullnetit te qytetarëve te lirë dhe vendosmerise tuaj të palekundur për të mos lejuar shkaterrimin e Shqipërisë nga Mafia e veshur me pushtetin e “Rilindjes”, protestat kombetare u shtuan çdo dite, siç u shtua çdo dite edhe zemerimi qytetar ndaj nje qeverie dhe kryeminstri të marre peng dhe të komanduar nga elementë tejet te rrezikshem per gjithë Europën.

Fale qendreses suaj ardhetare dhe vendosmerise për nje Shqiperi Demokratike, ju i treguat botes perendimore se nuk mund të lejojme qe vendi yne te kthehet në nje vend ku pushtetin e mban dhe kontrollon vetem Mafia dhe mafiozët.

Çdekretimi i 30 Qershorit 2019 si date e zgjedhjeve lokale, nga Presidenti i Shqipërisë eshte nje akt qytetarie dhe maturie politike qe ndihmon drejtperdrejt në shmangjen e konfrontimit të qytetarëve te revoltuar me pushtetin e krimit te “Rilindjes”.

Kjo eshte fitorja e parë e qytetarëve te lire qe nuk durojne tiraninë dhe për ketë falenderimi kryesore ju perket juve shqiptarë të ndershëm qe nuk ndalët se protestuari në shi dhe në të ftohtë, perballe lendeve helmuese luftarake qe nuk u kursyen ndaj jush në asnje proteste nga sherbetorët e “Rilindjes” famkeqe.

Largimi nje ore e më parë i nje kryeministri qe ka marrë peng Shqiperine eshte kushti i pangociueshëm per dialog per nje qeveri tranzitore qe do të pergatise vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të lira dhe Demokratike.

Rilindja duhet te lexoje mirë vendosmerine tuaj për të protestuar pandalshen dhe gjithmone e me shume, deri në vendosjen e plote te sistemit demokratik ne Shqiperi.

Vendosmeria e z. Basha dhe e shqiptarëve të ndershëm nuk kishte kurre vend për dyshim”. Fundi i “Rilindjes” tanimë eshte evident perpara syve të çdo shqiptari.

Le të jete 30 Qershori po ashtu dita e nje kthese historike dhe zgjimi të ndergjegjes patriotike brenda Partise Socialiste ndaj kostos se jashtezakonshme politike qe ju ka sjedhe atyre dhe gjithë shqiptarëve të ndershëm, sekti famkeq dhe mafias “Rilindje”, i instaluar në partine e tyre dhe gjithë Shqipërinë.

Kryeminster në titull, jep doreheqjen nese të ka mbetur sadopak ndergjegje, perndryshe shqiptarët nuk do të rreshtin se protestuari deri në fund. Ora e lirise tanime ka ardhur.

Faleminderit shqiptarë të ndershëm, demokratë dhe patriotë në Shqiperi, Britani, Europe e kudo qe jeni.

Faleminderit miqve tanë në Gjermani, Europë dhe Amerikë, për kontributin e palekundur per ndarjen e Shqipërisë nga mafia dhe instalimin e demokracise dhe shtetit ligjor.

Zoti ju bekofte juve, shqiptarë të ndershëm kudo qe jeni.

# Shqiperia ngrihet

Autori eshte Kryetar i deges se PD, Britani e Madhe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular