Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vorë. Tre makina janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për rrjedhojë drejtuesi i një prej automjeteve ka ndërruar jetë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore që të çon drejt Doganës. Në të janë përfshirë tre makina, një nga të cilat drejtohej nga një femër. Si pasojë e aksidentit, kanë marrë plagë të tre drejtuesit e mjeteve. Ndërsa, një prej tyre ndërroi jetë.
Viktima është identifikuar si Denis Kosova, i cili drejtonte një makinë me targa italiane.