Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Primaret e PD për Lezhën. Mësohet se fitues ka rezultuar Pashk Gjoni me 1026 vota.
Pashk Gjoni 1026 vota ose 52%
Salvador Kaçaj 660 vota ose 33.5%
Maksim Kola 214 vota
Ergin Mataj 86 vota
Në një prononcim për mediat, Gjoni falenderoi demokratët, simpatizantët, gazetarët, komisionerët dhe numëruesit ndërsa shtoi se do të punojë fort për t’i kthyer bashkinë demokratëve në zgjedhjet e 14 majit.
“Përshëndes demokratët, simpatizantët që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, hera e parë që bëhet në këtë mënyrë. Faleminderit për gazetarët, komisionerët e numëruesit.
Kjo është një ditë e veçantë për mua që më bën të punoj fort që bashkia t’i kthehet demokratëve në zgjedhjet e 14 majit.”-tha ai për mediat.